Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

2 prill 2014

Takime me autoritetet vendore kosovare për prezantimin e Projektit për Zhvillimin e Zonës së Alpeve


Më datë 2 prill 2014, Z. Benet Beci, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, së bashku me Z. Qemal Minxhozi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, patën një vizitë pune në Komunat e Gjakovës dhe atë të Pejës në Republikën e Kosovës. Gjatë kësaj vizitë pune, Z. Beci u prit në takime të veçanta nga Znj. Mimoza Kusari Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës dhe Z. Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Komunës së Pejës. Këto takime u organizuan në kuadër të projektit më të ri që FSHZH po zbaton për zhvillimin e turizmit në zonat malore. Projekti i cili është bashkëfinancim i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës dhe Qeverisë Shqiptare, do të fokuset fillimisht në hartimin e një masterplani për zonën e Alpeve të Shqipërisë dhe më tej do të shtrihet në zonat e tjera malore në të gjithë vendin.


Qëllimi i kësaj vizite pune ishte integrimi i projektit në të dy anët e kufirit në interes të dyanshëm të zhvillimit turistik dhe ekonomik.



Z. Beci, Drejtor Ekzekutiv i FSHZH-së, në takimin me Znj. Mimoza Kusari Lila, pasi bëri një prezantim të projekteve më të fundit të FSHZH-së, u shpreh se: "Ne po mendojmë që Projektin për Zhvillimin e Alpeve, të cilin po e zbatojmë, ta zgjerojmë dhe ta shtrijmë edhe në pjesën e kufirit me Kosovën dhe ndoshta edhe me Malin e Zi." Më tej Z. Beci theksoi se bashkëpunimin me Komunën e Gjakovës dhe Pejës është një mundësi konkrete për të nxitur zhvillimin ekonomik e turistik, të zonave në të dy anët e kufirit.


Znj. Mimoza Kusari Lila, ndër të tjera tha se : "Ne dhamë idetë konkrete për vazhdimin e punës edhe në anën e Kosovës. Ne si komunat e anës kufitare në Republikën e Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Junikut dhe Pejës, do të shikojmë mundësitë e zhvillimit të përbashkët të një plani i cili do të ketë objektiva konkrete duke përfshirë, infrastrukturën, eko-turizmin, zhvillimin e përbashkët ekonomiko-bujqësor dhe brenda një periudhe një mujore mund të kemi një plan me objektiva më të qarta konkrete."


Gjatë viteve të fundit, FSHZH me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë ka bërë të mundur investimin në mjaft akse të rëndësishme rrugore për zhvillimin e zonës së Alpeve. Këto investime përfshijnë rrugën Hani i Hotit - Tamarë - Vermosh, fillimin e rrugës Bogë - Qafë Thore për në Theth, rrugën e Dukagjinit, rrugën e Lekbibajt, ndërtimin e qendrës për zhvillimin e Turizmit në Valbonë, si dhe furnizimin me ujë të rreth 20 fshatrave në Kelmend, Theth, Margegaj etj.