Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 18 mars 2014

Workshop me temë “Teknologjitë e reja në Sektorin Agroushqimor – Eksperiencat e BE”


Më datë 18 mars 2014, Fondi Shqiptar i Zhvillimit organizoi në ambientet e Hotel Mondial nëTiranë, workshopin me temë “Teknologjitë e reja në Sektorin Agroushqimor – Eksperiencat e BE”.


Projekti financohet nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Adriatik, dhe titullohet: “Teknologji në miniaturë: sinergjia e kërkimeve dhe risive për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të Adriatikut – IPATECH”. Projekti ka filluar në tetor 2012 dhe do të përfundojë në mars 2015.


Projekti synon të fuqizojë kompetencat kërkuese dhe inovatore të sektorit të agrobiznesit në rajonin e Adriatikut nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, social dhe institucional.


Bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit në këtë projekt janë pjesëmarrës edhe 7 organizata të tjera nga 4 vende të rajonit të Adriatikut, Itali, Kroaci, Greqi, Bosnjë&Hercegovinë.


Në workshop u trajtuan gjetjet kryesore nga analiza dhe studime mbi sektorin agroushqimor, praktika të suksesshme në Shqipëri dhe në rajonin e Adriatikut, teknologji të reja dhe inovative në miniaturë. Informacioni i ofruar në këtë workshop u plotësua me prezantimin e standardeve dhe kërkesave të BE në lidhje me produktet organike dhe eksportet.



Pjesëmarrës në këtë workshop ishin përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, përfaqësues të Universitetit Bujqësor, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe përfaqësues të organizatave kërkimore dhe studimore, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të shoqatave të agrobiznesit dhe të bizneseve private në industrinë agroushqimore.


Përfaqësuesi i FSHZH, Z.Blendi Bushati, Drejtor i Departamentit të Zhvillimit Rajonal theksoi midis të tjerash që ky projekt është kontribut në plotësimin e misionit të FSHZH në funksion të zbatimit të politikave e të instrumentave të zhvillimit rajonal dhe vendor.


Materialet me studimet dhe gjetjet kryesore të projektit iu vunë në dispozicion institucioneve, organizatave, enteve pjesëmarrëse në këtë workshop.


Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një institucion që nxit një zhvillim social-ekonomik të qendrueshëm, të balancuardhe koheziv, në nivel rajonal e lokal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit. Aktualisht FSHZH është i përfshirë midis të tjerave edhe në tre projekte të programit të bashkëpunimit ndërkufitar të financuar nga fondet e IPA.