Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Info & Lajme

Tiranë, më 1 mars 2014

Njoftim mbi Konkursin Ndërkombëtar për Restaurimin dhe Muzealizimin e Fototekës Marubi.


Në Konkursin Ndërkombëtar të projektimit të Muzeut Kombëtar të Fotografisë "Marubi", aplikuan 26 studio, me shpërndarje gjeografike mjaft interesante, nga të cilat 11 nga Italia, 9 nga Shqipëria, 1 aplikim nga Gjermania, Holanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kosova. Konkursi u shpall në 7 shkurt 2014 dhe u konceptua në 2 faza: faza e parë që sapo përfundoi, në 28 shkurt me përzgjedhjen e short-listës me 5 studiot fituese, për të vazhduar në fazën e dytë nga ku do të shpallet edhe fituesi, në 30 mars 2014.


01

Juria për Fazën e parë për përzgjedhjen e konkurentëve u përbë nga: përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe të Atelier Albania.


02

Konkurentët e përzgjedhur sipas dëshmisë së përvojës dhe të projekt ideve të vizionit të zhvillimit, janë 5 Studiot e kualifikuara në short-list, të renditura në mënyrë alfabetike:

  • Atelier4                                  (studio shqiptare)
  • Biundici                                 (studio italiane)
  • Casanova + Hernandez     (studio hollandeze)
  • Lorenco & CO                      (studio shqiptare)
  • Zvi Hecker                             (studio gjermane)


03

Në fazën e dytë 5 konkurentët do të paraqiten me një projekt arkitektonik që duhet të përfshijë:


- Analiza të detajuara të sitit - shfaqja dhe performanca e objektit nga fokuset kryesore të qytetit.
- Sistemimin e përgjithshëm, planimetri, mobilim.
- Skemat e lëvizjes horizontale dhe vertikale.
- Skemat e arritjes për personat me aftësi të veçantë.
- Skema funksionale.
- Analiza e trajtimit të ndriçimit natyral dhe artificial (ndriçimi dekorativ).
- Detaje të fragmenteve kryesore të zhvillimit perimetral dhe momentit të hyrjes.
- Detaje të ndyshme të mënyrës së ekspozimit (elektronik dhe fizik).
- Pamje tri dimensionale të objektit (eksterier + interier).
- Animacion.
- Preventiv paraprak i zbatimit - përfshirë ndërhyrjet arkitektonike, konstruktive, elektrike dhe mekanike (sistemet e vëzhgimit, sistemet e alarmit për hyrjet e padëshiruara, sistemet për mbrojtjen kundra zjarrit), si dhe ekspozim dhe mobilim.


04

Do të ketë vetëm një çmim të parë, i cili do të përcaktohet nga një juri ndërkombëtare. Fituesi do të zhvillojë më tej projektin e zbatimit dhe do të mbikqyrë zhvillimin e ndërtimit.