Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Qendra e Trajnimeve
Faqja Kryesore > Aktivitete > Qendra e Trajnimeve

Qendra Burimore e Zhvillimit Vendor

Përshkrim i Përgjithshëm

Qendra Burimore e Zhvillimit Vendor dhe Rajonal (Qendra Burimore)u krijua në vitin 2012, pranë Departametit të Zhvillimit Rajonal në FSHZH. Konceptimi i kësaj Qendre erdhi në përgjigje të nevojave gjithnjë në rritje për ngritje kapacitetesh të NjQV-ve si partnerë kryesorë të FSHZH-së lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për të përmbushur në mënyrë efikase dhe efektive dy nga objektivat strategjike të FSHZH-së, konkretisht:

1) forcimin institucional të njësive të qeverisjes vendore dhe
2) nxitjen e qeverisjes së mirë në nivel vendor.

Përveç aktiviteteve aftësuese dhe programuese të hartuara nga personeli i saj, Qendra asiston dhe organizon edhe aktivitete të ngjashme të zhvillimit të kapaciteteve, analizës dhe programimit që janë pjesë e punës së Departamenteve të tjera të FSHZH.

Qendra Burimore e Zhvillimit Vendor dhe Rajonal ofron kurse trajnimi praktike, që mbështeten dhe ndajnë përvojën unike të FSHZH-së ndër vite dhe që përmbushin nevoja për njohuri dhe aftësi që aktorët e zhvillimit vendor dhe rajonal kanë, veçanërisht punonjësit e administratës lokale dhe të zgjedhurit lokal në mbarë vendin. Qendra mirëpret kryetarët e njësive vendore, anëtarët e këshillave komunalë dhe bashkiakë, stafin teknik të administratës lokale në të gjithë vendin me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të kapaciteteve të tyre duke ndikuar në këtë mënyrë në cilësinë e shërbimeve publike dhe përmirësimin e qeverisjes.


Vizioni

Qendra Burimore e Zhvillimit Vendor dhe Rajonal në Fondin Shqiptar të Zhvillimit reflekton kompetencën dhe profesionalizmin e fituar falë përvojës së gjatë të FSHZH-së dhe kodifikimin e kësaj përvoje përmes ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, në nxitjen e proçesit të zhvillimit dhe përmirësimin e qeverisjes me pjesëmarrjen të gjithë aktorëve vendorë. Qendra Burimore është një partner i besueshëm dhe i rëndësishëm në analizën e aplikuar për çështje që lidhen me zhvillimin vendor dhe rajonal në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.


Qëllimi

Zhvillimi i qëndrueshëm i kapaciteteve të administratës dhe aktorëve të tjerë jo-shtetërorë në çdo njësi vendore duke ndikuar kështu në cilësinë e shërbimeve publike dhe në përmirësimin e qeverisjes.


Misioni

Misioni i Qendrës Burimore, si nxitëse e kompetencës profesionale për aktorët vendorë, nuk mund të shihet jashtë kontekstit të objektivave të punës së FSHZH. Ndaj, Qendra ka ndërtuar një mjedis inkurajues për aftësimin e administratës publike dhe aktorëve të tjerë vendorë në përgjigje të nevojave të shtetasve për zhvillim të integruar dhe me pjesëmarrje, shërbime publike cilësore, informim, transparencë dhe mbështetje e integrimit të vendit në BE.


Objektivat

Përmes zbatimit të një praktike rigoroze në kërkim & zhvillim, Qendra Burimore synon:

  • Nxitjen e shfrytëzimit të qasjeve inovative dhe të qëndrueshme për zhvillimin vendor në Shqipëri, në projektet e skicuara nga ekspertët e saj apo të rekomanduara për zbatim tek FSHZH;
  • Aftësimin i nëpunësve të administratës në komuna, bashki dhe qarqe mbi çështje të zhvillimit, planifikimit të integruar dhe kohezionit social përmes trajnimeve, këshillimeve dhe sesioneve informuese;
  • Aftësimin e aktorëve dhe partnerëve të ndryshëm vendorë mbi çështje të zhvillimit, planifikimit të integruar, partneriteteve dhe ndërtimit të rrjeteve në nivel ndër-rajonal, kombëtar dhe evropian, kohezionit social, përmes trajnimeve, këshillimeve dhe sesioneve informuese;
  • Vlerësimin periodik të nevojave për trajnim të nëpunësve të administratës në komuna, bashki dhe qarqe, skicimin e programeve aftësuese dhe skicimin e ndërhyrjeve strategjike për zhvillim të qëndrueshëm;
  • Mbledhjen periodike të të dhënave mbi zhvillimin rajonal me qëllim përgatitjen e analizave tematike dhe rekomandimeve përkatëse për politikat publike të zhvillimit, informimin e qytetarëve dhe skicimin e ndërhyrjeve strategjike në nivel vendor në përgjigje të nevojave të identifikuara;