Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Qendra e Trajnimeve
Faqja Kryesore > Aktivitete > Qendra e Trajnimeve

Trajnimet

Përshkrim i Përgjithshëm

Në bashkëpunim të ngushtë me njësitë vendore në gjithë vendin, kurset e trajnimeve, që ofrohen nga Qendra Burimore, hartohen në përgjigje të nevojave reale për njohuri dhe aftësi praktike të administratës lokale.
Kurset e trajnimit janë të natyrës praktike, intensive dhe ndërvepruese. Ato synojnë të jenë eksperienca unike të të mësuarit për pjesëmarrësit. Për këtë arsye grupet e pjesëmarrësve krijohen të vogla (15 - 20 pjesëmarrës), duke u dhënë mundësi të gjithëve të jenë pjesëmarrës aktiv të trajnimit, më tepër se dëgjues pasiv. Punët në grupe të vogla, prezantimi i tyre nga pjesëmarrësit, krijon mundësi për të aplikuar njohuritë e reja që trasferohen si dhe për të ndarë eksperiencat e punës.


Trajnimet e Ofruara nga Qendra Burimore

Disa nga temat e trajtuara në trajnimet e ofruara nga Qendra Burimore janë si më poshtë:

  • Përgatitja e Projekteve të Suksesshme për Infrastrukturën Lokale.

    Ky kurs trajnimi vjen në ndihmë të punonjësve të administratës vendore për tĺu pajisur me njohuritë dhe aftësitë e duhura për përgatitjen e projekteve të mira me qëllim sigurimin e fondeve nga skema të jashtme financimi. Trajnimi i kushton një vëmendje të vešantë skemës së Fondit të Zhvillimit të Rajoneve si skemë që i dedikohet ngushtësisht zhvillimit lokal dhe rajonal.


  • Planifikimi Strategjik me Pjesëmarrje.

    Me anë të këtij kursi trajnimi synohet forcimi i kapaciteteve planifikuese të punonjësve të zyrave të planifikimit dhe zhvillimit apo të šdo punonjësi tjetër aktiv të njësive vendore për të qenë lider të prošesit të planifikimit të zhvillimit lokal në komunitetin e tyre. Ky kurs trajnimi mbështetet në një praktike të pasur pune, gati 10 vješare, të FSHZH-së në hartimin me pjesëmarrje të planeve strategjike të zhvillimit lokal dhe ndërkomunal.


  • Gjenerimi dhe Menaxhimi i Projekteve në Nivel Lokal dhe Rajonal.

    Moduli i trajnimit përfshin identifikimin e ciklit të projektit dhe hapat e kornizës logjike, fazat e shkrimit të projektit përmes analizës së palëve me interes, analizën e problemit, analizën e objektivave dhe analizën strategjike, duke vazhduar me fazat e aktiviteteve, ndërtimin e matricës së kuadrit logjik dhe vlerësimin e projektit. Metodologjia që ndiqet gjatë trajnimit do të jetë shumë praktike. Punë grupi dhe simulim teknikash do të përdoren gjatë hapave të menaxhimi të ciklit të projektit.


  • Mirëmbajta Rutinë e Rrugëve Lokale.

    Ky kurs trajnimi ofrohet për të adresuar šështjen e mungesës së kapaciteteve menaxheriale të duhura në nivel lokal për të kryer me efektivitet mirëmbajtjen e rrugëve. Synimi i këtij trajnimi është të përmirësojë kapacitet lokale në lidhje me mirëmbajtjen efetive të rrugëve lokale.


  • Menaxhimi i Ujësjellësve.

    Synimi i këtij trajnimi është të përmirësojë kapacitet lokale në lidhje me mirëmbajtjen efetive të skemave të ujësjellësve ruralë.



Audienca e Synuar e Trajnimeve

Kurset e trajnimit u drejtohen kryesisht punonjësve të administratës lokale, komunave dhe bashkive si dhe partnerëve të tjerë të FSHZH-së si kontraktorët, supervizorët, përfaqësues të Grupeve të Këshillimit & Ndjekjes në nivel lokal, Shoqatat Ndërkomunale, OJF-të që operojnë në sektorin e zhvillimit vendor e rajonal, etj.


Trajnuesit

Kontribuesit kryesor të trajnimit do të jenë punonjës të FSHZH-së që kanë punuar për një kohë të gjatë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kanë njohuritë teorike dhe përvojë të gjatë praktike në identifikimin, planifikimin, formulimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e projekteve të infrastrukturës vendore si dhe në fushën e planifikimit strategjik.