Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte në Zbatim

 

PROGRAMI I UJËSJELLËSVE RURAL III                         


SFIDA

Me ndryshimet politike dhe social-ekonomike që ndodhën në Shqipëri pas viteve 90-të, sistemet ekzistuese të ujësjellësve kaluan nën varësinë e Njësive të Qeverisjes Vendore. Megjithatë, pjesa më e madhe e shërbimeve utilitare me ujë të pijshëm ndodhen në zonat urbane. Për shumë vite me radhë furnizimi me ujë i fshatrave në zonat rurale ishte lënë pas dore. Si rezultat i kësaj gjendjeje, sistemet e ujësjellësve ekzistues nuk janë efiçientë si pasojë e pamjaftueshmërisë të sasisë së furnizimit me ujë të pijshëm, cilësia e tij jashtë standardeve dhe aksesi i pamjaftueshëm. Këtu një rol të rëndësishëm luan edhe mungesa e një menaxhimi të mirë të aktiviteteve të Funksionimit dhe të Mirëmbajtjes të Ujësjellësve ekzistues.


Ndërhyrja

Qeveria Shqiptare duke parë gjendjen e vështirë të furnizimit me ujë të zonave rurale ka ndërmarrë disa reforma në sektorin e furnizimit me ujë dhe të ujësjellës-kanalizimeve, duke e konsideruar infrastrukturën e furnizimit me ujë si një nga prioritetet kryesore.

Objektivi kryesor i reformave:

Decentralizimi / komercializimi i mëtejshëm i sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për të bërë të mundur që shoqëritë të jenë me vetëfinancim, me një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm, me qëllim përmirësimin e treguesve të punës dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj konsumatorit. Për realizimin e kësaj reforme Qeveria Shqiptare kërkoi mbështetjen e KFW-së për përgatitjen dhe financimin e një programi për furnizimin me ujë të zonave rurale.

Nënshkrimi i kontratës për fazën e parë të këtij Programi u bë në dhjetor 2007 dhe për fazën e dytë në dhjetor 2008. Programi i cili zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka si objektiv rehabilitimin dhe ndërtimin e sistemeve të ujësjellësve rural dhe në raste të veçanta edhe të sistemeve të kanalizimeve dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit dhe funksionimit të qëndrueshëm të tyre në të ardhmen.

I ndarë në disa projekte të veçanta ky Program përbën një nga iniciativat më serioze të këtyre viteve të fundit për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm të zonave rurale. Ky program ka arritur deri më sot një financim total prej 57.21 milionë euro. Përmes këtyre programeve parashikohet të përfitojnë më shumë se 132,000 banorë në zonat rurale, duke mundësuar kështu furnizimin me ujë të pijshëm dhe higjienikisht të pastër.Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale është një program i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Europian.

Programi Kohë zgjatja FInancimi Euro (milion) Qarqet ku implementohet Popullsia që shërbehet me ujë (banorë) Nr. i fshatrave
RWSP I & II Kukës, Dibër, Shkodër
SIF IV Kukës, Dibër, Shkodër
RWSP III Qarqe në gjithë Shqipërinë



Programi i Ujësjellësve Rural (PUR) III, vijim i PUR I & II
Vështrim i përgjithshëm

Gjatë viteve të fundit, megjithëse Shqipëria ka bërë hapa përpara në rritjen e cilësisë së shërbimeve, sektori i furnizimit me ujë mbetet ndër më problematikët, sidomos në zonat rurale të vendit. Duke qenë e vetëdishme për nivelin e varfërisë dhe problematikat e infrastrukturës në zonat rurale Qeveria Shqiptare ka filluar që nga viti 1988 një bashkëpunim me Qeverinë Gjermane në mbështetje të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale është një Program i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Europian. Që nga fillimi i këtij bashkëpunimi ekonomik dhe deri më sot Qeveria Federale Gjermane ka dhënë një mbështetje që kap një vlerë prej më shumë se 1 miliard euro.

Objektivi: Përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve në zonat rurale dhe mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtyre zonave nëpërmjet përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm të këtyre zonave.


Përfituesit: 75,000 banorë


Financuesit: : 39.97 Milionë Euro
Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) me 25.5 milionë euro, Bashkimi Europian përmes IPA 2013 me 9.8 milionë Euro si dhe Qeveria Shqiptare me 4 milionë Euro. Gjithashtu për zbatimin e këtij Programi është siguruar një financim nga WBIF në shumën 670,000 euro, e cila do të përdoret për hartimin e fizibiliteteve sociale dhe teknike në kuadër të PUR III.


Shtrirja Gjeografike: Ky program do të ketë shtrirje në zonat rurale në të gjithë vendin.


Kohëzgjatja: Programi ka filluar në fillim të vitit 2015 dhe do të zgjasë 5 vjet deri në vitin 2019.



Komponentet kryesore të programit të ujësjellësave rural-III

1. Përgatitja e Studimit të Fizibilitetit mbështetur mbi nevojat e përfituesve


2. Projektimi i skemave të ujit sipas standardeve Europiane


3. Ndërtimi i infrastrukturës së ujësjellësit si dhe masat emergjente për kanalizimin e ujrave të zeza (KUZ)


4. Trajnimi i stafit teknik dhe personelit financiar për funksionimin dhe mirëmbajtjen e ujësjellësit


5. Monitorimi i aktiviteteve të funksionimit dhe të mirëmbajtjes dy vjet mbas përfundimit të punimeve


Ecuria e projektit:

Puna për hartimin e fizibiliteteve filloi në Nentor 2015 dhe vijoi me intensitet edhe në 2016 dhe procesi i dorëzimit të tyre është mbyllur në Maj 2016. Në fund të këtij procesi janë administruar 252 aplikime nga 59 bashki. Bashkitë Elbasan dhe Konispol nuk kanë aplikuar në proces. Kompania konsulente ka përfunduar përgatitjen e fizibiliteteve teknike, sociale dhe mjedisore për skemat fizibel dhe është marrë miratimi paraprak nga KfW për përfshirjen në financim të 18 prej tyre.


Janë ende në proces negociatat për lidhjen e kontratës me kompaninë fituese për përgatitjen e projekteve si dhe supervizionin e punimeve civile.


Periudha e parashikuar për hartimin e projekteve është 10 muaj. Në 4 muajt e parë të kontratës, pritet të përgatiten projektet e para për zbatim për Lotin I dhe në vijim gjatë vitit 2018 do të përfundojnë projektet teknike edhe për 3 lotet e tjera.


Puna në terren për ndërtimin e ujësjellësave do të organizohet në Lot-e dhe parashikohet të fillojë me përfundimin e projektit teknik të Lotit I.



Kriteret e financimit

1. Pjesëmarrje e përfituesve në procesin e studimit, projektimit dhe ndërtimit të ujësjellësit


2. Pagesa e kontributit lokal në 10% të vlerës së financimit nga përfituesit


3. Funksionimi dhe mirëmbajtja e ujësjellësit nga operatorë të licensuar


4. Furnizimi me ujë sipas standardeve Europiane; i vazhdueshëm, pa ndërprerje, higjienikisht i pastër dhe me presionin e kërkuar


5. Mbulimi i kostove të funksionimit dhe mirëmbajtjes duke paguar tarifa të pranueshme nga konsumatori


Për më shumë informacion mbi procedurat e përzgjedhjes së projekteve dhe zbatimit të tyre, drejtohuni tek Njësia e Projekteve Hidroteknike (NJPH) pranë FSHZH-së.


(Përditësimi i fundit, prill 2017)


Foto galeri


Programi i Ujësjellësve Ruralë
Qëllimi: Përmirësimi dhe sigurimi i kushteve të jetesës për popullsinë rurale të Qarqeve pjesëmarrëse në program. Objektivi Kryesor: Projekti synon të furnizojë popullsinë e fshatrave të përfshira në program me sasi të mjaftueshme uji të pastër higjenikisht, mbi bazën e mbulimit të shpenzimeve dhe tarifave të pranueshme nga komuniteti.
Lista e projekteve të financuara

Në kuadër të Marrëveshjes së Financimit nga Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW për projektin Programi i Ujësjellësve Rural, janë financuar projektet e mëposhtme (shiko listen):
Harta e ujësjellësve ruralë
Harta jep një pamje grafike të ujësjellësve ruralë