Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte në Zbatim

Projekti pėr Zhvillim tė Integruar Urban dhe Turistik (PZHIUT)


Objektivi:

Objektivi i projektit ėshtė pėrmirėsimi i infrastrukturės urbane, nxitja e turizmit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale pėr tė mbėshtetur turizmin dhe zhvillimin e ekonomisė lokale nė zonat e pėrzgjedhura nė jug tė Shqipėrisė. Projekti do tė ndikojė nė zhvillimin e ekonomisė dhe pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės nė rajonin e jugor tė vendit, nėpėrmjet financimit tė projekteve tė infrastrukturės.


Shtrirja Gjeografike:

Ai shtrihet nė qendrat urbane tė Sarandės, Gjirokastrės, Beratit, Pėrmetit dhe pėrgjatė korridorit turistik qė kalon nė kėtė rajon.


Pėrfituesit:

Nga ky projekt parashikohet tė pėrfitojnė 84 mijė banorė dhe rreth 300 mijė turistė.


Financimi:

Projekti financohet nga Banka Botėrore nė vlerėn 63 milionė Euro.


Kohėzgjatja:

Projekti fillon nė Janar 2017 dhe do tė ketė njė kohėzgjatje 5 vjeēare deri ne Korrik 2022.



Komponentet e projektit

Komponenti 1. Projektimi urban dhe pėrmirėsimi i infrastrukturės


Financon hartimin e projekteve pėr zbatimin e projektimit urban dhe pėrmirėsime tė infrastruktures bashkiake nė katėr qendrat urbane: Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Permeti. Investimet nė kėto bashki tė pėrzgjedhura do tė pėrfshijnė rehabilitimin e:


  • hapėsirave publike (psh, parqe, sheshe, pedonale);
  • rrjet rrugor, nyje inter-modale dhe infrastruktura shoqėruese (p.sh , trotuaret, kryqėzimet rrugore, ndriēimet rrugore, korsitė e biēikletave, stacionet e autobusėve);
  • restaurimin e ndėrtesave tė pėrzgjedhura tė trashėgimisė dhe pėrmirėsimin e fasadave tė ndėrtesave tė zgjedhura dhe;
  • pėrmirėsimin e zonave turistike (p.sh. rrugėt hyrėse, qendrat e vizitorėve, vendparkimet, sinjalistika turistike).
  • rehabilitimi i rrjetit tė ujėsjellės-kanalizimeve do tė mbėshtetet rast pas rasti.

Ky komponent do tė financojė gjithashtu pėrgatitjen e projekteve urbane, studimeve tė fizibilitetit, projekteve inxhinierike, dhe supervizimin e projekteve ndėrtimore; Infrastruktura nėntokėsore do tė pėrfshihet si pjesė e pėrmirėsimit tė rrjetit rrugor, kur tė jetė e nevojshme.


Komponenti 2. Pėrmirėsimi i siteve turistike


Financon investime qė kanė pėr qėllim pėrmirėsimin e siteve turistike qė do tė pėrzgjidhen pėrgjatė korridorit turistik nė Shqipėrinė e Jugut. Investimet do pėrfshijnė restaurimin e objekteve tė trashėgimisė dhe aseteve kulturore, pėrmirėsimin e infrastrukturės mbėshtetėse. Ky komponent do tė financojė gjithashtu pėrgatitjen e studimeve tė fizibilitetit, planet e menaxhimit tė siteve, projektet inxhinierike dhe supervizimin e projekteve ndėrtimore.


Komponenti 3. Tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve


Ky komponent do tė financojė aktivitetet pėr ngritjen e kapaciteteve pėr tė pėrmirėsuar menaxhimin bashkiak dhe zhvillimin ekonomik lokal tė bazuar nė turizėm.


Me qėllim pėrshpejtimin e aktiviteteve tė projektit, Qeveria Shqipare pėrmes Vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 525, datė 20.7.2016 ka miratuar njė financim prej 70 Milionė Lekė me TVSH.



Rezultate


FSHZH ka punuar intensivisht me ekipin e Bankės Botėrore dhe MZHU pėr pėrgatitjen e gjithė dokumentacionit tė nevojshėm (Dokumenti i Vlerėsimit tė Projektit, Plani i Prokurimeve, Dokumenti Kuadėr pėr politikat Mjedisore e tė Shpronėsimeve, Manuali Operacional i projektit etj.) pėr aprovimin e projektit nė Bordin e Bankės Botėrore dhe nė Qeverinė Shqiptare. Njė sėrė punėsh pėrgatitore janė kryer pėr lehtėsimin e fillimit tė menjėhershėm tė zbatimit tė projekteve me miratimin e kredisė.


Vitin e parė tė projektit parashikohet financimi i projekteve tė konsideruara prioritare:


  • Rehabilitimi i rrugės kėmbėsore pėr nė Kalanė e Beratit dhe pikės panoramike jugore tė kalasė sė Beratit "Tabja";
  • Rikonstruksioni i rrugės automobilistike pėr nė Kalanė e Beratit, rruga "Muzak Topia";
  • Ndriēimi i rrugėve tė qendrės sė qytetit Gjirokastėr;
  • pShtegu i Ali Pashait nė Gjirokastėr dhe stabilizimi i themeleve tė kalasė dhe rrugėt e brendshme;
  • Makineritė teknologjike pėr stacionin e transferimit tė mbetjeve nė Himarė;
  • Rehabilitimi i shkallareve nė qendrėn e qytetit tė Sarandės;
  • Shėtitorja e Sarandės;

(Pėrditėsimi i fundit, shkurt 2017)

Foto galeri