Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërisë
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte në Zbatim

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik


Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik shenjon një hap të rëndësishëm në dobi të qytetarëve, që kombinon vëmendjen ndaj realiteteve urbane në vend me përpjekjet për të rritur kontributin e sektorit të turizmit në ekonomi.


I financuar prej Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, ky projekt që arrin një kosto prej 63.8 milion euro, do të synojë:


i.      përmirësimin e infrastrukturës urbane
ii.     rritjen e vlerës së aseteve turistike
iii.    forcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeve
        ekonomiko-sociale që lidhen me turizmin


Projekti do të përqendrojë aktivitetin në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit e Sarandës, por pjesë e aktivitetit do të jenë edhe destinacione të tjera turistike që plotësojnë këtë itinerar kaq të larmishëm të Shqipërisë jugore.


Projekti klasifikohet si i kategorisë B në kategorizimet e Bankës Botërore, ç’ka nënkupton se ndërhyrjet e ndërmarra në kuadër të tij nuk duhet të kenë ndikime të pakthyeshme sociale apo mjedisore. Punimet do të tentojnë të mbivendosen në gjurmët ekzistuese të infrastrukturës.


Aktiviteti i projektit është i organizuar sipas tre drejtimeve kryesore, si vijon:


I. Zhvillimi urban dhe përmirësimi i infrastrukturës (44.3 milion euro)


Ky komponent do të financojë projektimin dhe zbatimin e aktiviteteve për zhvillimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës bashkiake në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit e Sarandës.


Investimet në këto bashki do të përfshijnë:


  • Përmirësimin e hapësirave publike (parqe, sheshe, pedonale)
  • Përmirësimin e infrastrukturës rrugore
  • Përmirësimin e infrastrukturës ndihmëse (trotuare, ndriçim, korsi për biçikleta, stacione autobusi)
  • Restaurimin e trashëgimisë kulturore
  • Përmirësimin e qendrave turistike (rrugët, parkimin, sinjalistikën)
  • Rehabilitimin e rrjetit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujërave të zeza

Lexo më shumë mbi Zhvillimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës...(lexo)


II. Zhvillimi i qendrave turistike (8.4 milion euro)


Synimi i këtij komponenti është përmirësimi i qendrave turistike përgjatë korridorit turistik të Shqipërisë së Jugut. Investimet kryesore përfshijnë:


  • Restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore
  • Përmirësimin e infrastrukturës (rrugët, sinjalistika)
  • Krijimi i ndalesave panoramike përgjatë itinerarit
  • Përgatitjen e studimeve të fizibilitetit, planeve të menaxhimit të destinacioneve turistike, projekteve inxhinierike e supervizimet e punimeve

Lexo më shumë mbi Zhvillimin e qendrave turistike...(lexo)

III. Zhvillimi i tregut dhe produkteve turistike (7.7 milion euro)


Ky komponent do të sigurojë mbështetje ndaj bashkive për përmirësimin e menaxhimit te shërbimeve. Investimet kryesore përfshijnë:


  • Investime në mjete për të përmirësuar menaxhimin në nivel lokal dhe qendror (sisteme menaxhimi, sisteme statistikore, sisteme të informacionit gjeografik)
  • Asistencë teknike për përmirësimin e shpërndarjes së shërbimeve (studime të menaxhimit të trafikut)
  • Përmirësimin e funksionimit të aseteve të rehabilituara nga projekti

Lexo më shumë mbi Zhvillimin e tregut dhe produkteve turistike...(lexo)


Një historik i shkurtër


Projekti për Zhvillim të Integruar Urban e Turistik është pjesë e strategjive afatgjata të Qeverisë Shqiptare për të gjallëruar ekonominë vendore dhe jetën komunitare përmes një vëmendje të shtuar ndaj zhvillimit urban dhe turistik. Për këtë qëllim u nxit e u negociua me Bankën Botërore financimi i këtij projekti që kombinon një qasje sa rajonale aq edhe sektoriale. Bordi drejtues i Bankës botërore aprovoi mbështetjen e kësaj nisme në nëntor të vitit 2016, ç’ka i hapi rrugën nënshkrimit marrëveshjes mes Qverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore. Marrëveshja, pasi u bë objekt i diskutimit parlamentar dhe më gjerë, u dekretua prej Presidentit të Republikës në muajin prill të vitit 2017, kur nisi edhe efektiviteti i saj.


Një numër projektesh të vlerësuara si të linjës së shpejtë (fast track) janë në fazë përgatitje dhe disa presin fillin e punimeve në vjeshtën e 2017-ës, ndërkohë që vetë projekti do të vazhdojë zbatimin deri në vitin 2021-2022.



Foto Galeri
 
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Kuadri i Menaxhimit Mjedisor dhe Social
Marreveshja
Pyetje, probleme, ankesa ne lidhje me projektin?