Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Vija bregdetare e qytetit të Vlorës - Lungomare (2015-2017)


Objektivi

Projekti konsistoi në rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës.


Përshkrimi i Projektit:

Ndërhyrjet e shndërruan shëtitoren në një zonë këmbësore me gjallëri të jashtëzakonshme, duke e bërë atë një hapësirë të rëndësishme rekreative e të preferuar për banorët e të gjitha moshave, si dhe një destinacion tërheqës për turistët e vizitorët.


Investimet konsistuan në riorganizimin e plotë të shëtitores ekzistuese të Vlorës, përfshirë sheshet dhe hapësirat publike, përmirësimin dhe rehabilitimin e rrugës së bregut dhe parkimeve. Gjithashtu, shëtitorja u rivitalizua me një seri parqesh publike me funksione të veç anta, ku janë mbillen pemë të llojeve të ndryshme.


Të projektuara nga një prej arkitektëve dhe urbanistëve më të njohur të Europës, hapësirat e krujuara nga projekti, janë të standardeve tërësisht europiane, duke i shtuar Vlorës premisat për të qenë një ndër pikat më atraktive të Mesdheut.


Përfitues: Bashkia Vlorë


Aktorët e Përfshirë: Bashkimi Europian, Qeveria Shqiptare


Buxheti: 15 milionë Euro


Donatorët-Partnerët financues: Projekti me vlerë rreth 15 milionë Euro është bashkëfinancuar nga IPA 2013, në vlerën 12 milionë Euro (11.3 milionë Euro punime civile & 0.7 milionë Euro supervizim) dhe nga Qeveria Shqiptare në vlerën rreth 5.2 milionë Euro.


Zbatues i projektit: Fondi Shqiptar i Zhvillimit


Komponentët e Projektit


  • Ndërtimi i Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës;
  • Mbushja me rërë e plazhit Vlorë;
  • Mbrojtja detare e plazhit në Vlore;
  • Gjelbërimi i vijës bregdetare Vlorë.

Kohëzgjatja: Punimet kanë filluar në Qershor 2015 dhe përfunduan në Qershor 2017.


Komente

Ridimensionimi i kësaj pjese të bregdetit sipas koncepteve moderne dhe bashkëkohore, krijoi një model të ri të zhvillimit të turizmit jo vetëm për Vlorën por për gjithë bregdetin shqiptar. Ky projekt ambicioz është kombinuar me një sërë ndërhyrjesh plotësuese si rikonstruksioni i rrugës, ndërtimi i shëtitores, sheshet publike, ndërtimi i plazhit të ri, mbrojtja detare, gjelbërimi dhe elementë të tjerë të arredimit urban. Ky projekt është alternuar edhe me investime të tjera të rëndësishme, të zbatuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si rruga Transballkanike, rruga Dhimitër Konomi, Unaza e qytetit, Rruga e Pyllit të Sodës etj, të cilët me përfundimin e tyre do t'i japin Vlorës një dimension të ri europian.


(Përditësimi i fundit, prill 2018)