Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

PROJEKTI HERA


Qëllimi i Projektit:

Krijimi i një platforme të përbashkët ndërkufitare në zonën e Adriatikut për menaxhimin dhe promovimin e një turizmi të qëndrueshëm, bazuar në trashëgiminë kulturore të përbashkët.

Promovimi i "Fototekës Marubi" në qytetin e Shkodrës, si një nga institucionet me vlera të mëdha kulturore, turistike dhe historike në Shqipëri.


Objektivat:

  • Ruajtja, pasqyrimi dhe promovimi i trashëgimisë fotografike shqiptare duke ofruar akses për publikun dhe garantuar funksionalitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë;
  • Reduktimi i sezonalitetit të turizmit;
  • Fuqizimi i turizmit miqësor me mjedisin;
  • Zhvillimi i bashkëpunimit institucional midis organizatave të interesuara të vendeve të rajonit të Adriatikut për zhvillimin e turizmit;

Përshkrimi i Projektit:

HERA është akronimi i projektit të financuar nga programi IPA Adriatik të titulluar "Menaxhimi i qëndrueshëm i turizmit të trashëgimisë kulturore". Projekti HERA konsistoi midis të tjerave në realizimin e projekteve pilot dhe promovimin e "Fototekës Marubi" në qytetin e Shkodrës, si një nga institucionet me vlera të mëdha kulturore, turistike dhe historike në Shqipëri. Projekti synoi ruajtjen, pasqyrimin dhe promovimin e trashëgimisë fotografike shqiptare duke ofruar akses për publikun dhe të garantojë funksionalitet dhe qëndrueshmëri afatgjatë.


Më datë 9 maj 2016, në Shkodër në ditën e Europës u përurua hapja e Muzeut Kombëtar Marubi. Pjesëmarrës në këtë ceremoni të hapjes ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama.


Në kuadër të krijimit të markës tregtare HERA dhe krijimit të bordit drejtues, është kompletuar aplikimi për themelimin e Shoqatës të Trashëgimisë së Adriatikut, HERA, pranë organeve respektive të Kroacisë. Kjo Shoqatë në të ardhmen do të bëjë të mundur marketimin e trashëgimisë së Adriatikut, me markën e saj, HERA.


Përfitues

Fototeka Marubi, Minsitria e Kulturës, Bashkia Shkodër.


Aktorët e Përfshirë

- Ministria e Kulturës;
- Ministria e Zhvillimit Urban;
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit;
- Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit;
- Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore;
- Instituti i Monumenteve të Kulturës;
- Fototeka Marubi;
- UNDP;
- Teuleda;
- Bashkia Shkodër


Buxheti

1.5 milion Euro


Shtrirja gjeografike

Bashkia Shkodër


Kohëzgjatja

Nëntor 2013 - Shtator 2016


Donatorët-Partnerët financues

Bashkimi Europian, Fondet IPA, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Qeveria Shqiptare, Fondi Shqiptaro Amerikan per Zhvillim, Qeveria Zvicerane.


Zbatuesit e projektit:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit - Agjencia implementuese e Projektit


Komponentët e Projektit

  • Ndërtimi, restaurimi dhe mobilimi;
  • Ruajtja e arkivës;
  • Projekti muzeografik;
  • Funksionaliteti dhe qëndrueshmeria e muzeut të ri.

Komente

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, u mundësua nga një iniciativë e përbashkët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Ministrisë së Kulturës me financimin e Qeverisë Shqiptare, Bashkimit Europian- Projekti HERA, Fondacionit Shqiptaro - Amerikan të Zhvillimit dhe Qeverisë Zviceriane gjatë periudhës 2013-2016.
Vlen për t'u theksuar se rëndësia dhe vlerat historike e kulturore të këtij projekti bënë bashkë një sërë aktorësh, individë, profesionistë dhe institucione vendase e të huaja. Ky Projekt i cili u bë efektiv në Nëntor 2013, konsiderohet i përfunduar me sukses.


(Përditësimi i fundit, shkurt 2017)