Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Monteal - Investimi në zhvillim të qëndrueshëm njerëzor dhe lokal përmes menaxhimit pjesëmarrës e ndërkufitar në zonën e Kelmendit, Shkrelit, Andrijevicës, Beranës dhe Plavës

PROJEKTI MONTEAL


Objektivat:

  • Konsolidimi, prezantimi dhe aprovimi i planit ndërkufitar të zhvillimit;
  • Zhvillimi i një baze dokumentare për burimet kulturore, historike dhe natyrore të zonës ndërkufitare të targetuar;
  • Zhvillimi i një produkti turistik lokal që mund të pasqyrojë dhe krijojë një audiencë për vlerat dhe aktivitetet turistike të zonës ndërkufitare;
  • Të promovojë një ofertë të përbashkët turistike që krijon ura lidhëse në aktivitetin turistik në komunitetet e targetuara si dhe për rrjetet e biznesit në të dy anët e kufirit;
  • Përmirësimi i infrastrukturës turistike ndihmëse në zonën e targetuar;
  • Rritja e kapacitetit të banorëve për t'u angazhuar në aktivitet turistik

Përshkrimi i Projektit:

Përmes këtij projekti u realizuan një sërë ndërhyrjesh në infrastrukturën turistike të zonës, u rritën dhe përmirësuan kapacitetet njerëzore për aktivizim në sektorin e turizmit si dhe u rrit vizibiliteti i zonës dhe potencialeve turistike të saj. Një tjetër kontribut i rëndësishëm i projektit ishte krijimi i një klime bashkëpunimi mes insitucionesh e sipërmarrësish në të dyja e anët e kufirit. Plani i zhvillimit të qëndrueshëm të zonës i miratuar nga bordi ndërkufitar i ngritur në kuadër të këtij projekti thekson dobinë e partnerit ndërkufitar dhe ofron një udhërrëfyes për ngritjen dhe forcimin e këtij bashkëpunimi.


Punimet për infrastrukturën turistike, që shoqërojnë rrugën Hani i Hotit - Vermosh thuajse gjatë gjithë itinerarit të vet, kanë mundësuar krijimin e disa vendpushimeve ku mund të soditet panorama mbresëlënëse e zonës së Alpeve, të pushohet e argëtohet. Edhe në rrugën Hani i Hotit - Qafë Thore janë bërë ndërhyrje të ngjashme. Ndërkohë që ndërhyrje janë bërë për sistemimin dhe rritjen e sigurisë në shtigje që çojnë pushuesit drejt pikave me interes turistik. Sistemi i qendrës së fshatit Vermosh si dhe ngritje e këndeve të lodrave për fëmijë në Vermosh e Shkrel kanë qenë të tjera produkte të këtij aksioni.


Projekti ka pasur një vizibilitet të lartë dhe është vlerësuar shumë pozitivisht prej komunitetit, aktorëve vendor e qendrorë si dhe vizitorëve gjithnjë e në rritje që ka kjo zonë.


Përfitues

Qendra e Kërkimeve të Ushqimit, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës


Aktorët e Përfshirë

Për të siguruar zbatimin e suksesshëm të projektit FSHZH bashkëpunoi ngushtësisht me Njësinë Administrative Kelmend, VIS Albania si dhe Njësinë Administrative Shkrel - Malësi e Madhe në qarkun Shkodër.


Buxheti

248,495 Euro


Shtrirja gjeografike

Njësia Administrative Kelmend, Njësia Administrative Shkrel - Malësi e Madhe në qarkun Shkodër.


Kohëzgjatja

Shkurt 2014 - Korrik 2015


Donatorët-Partnerët financues

Bashkimi Europian, Programi IPA Cross-Border Cooperation


Zbatuesit e projektit:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit - Agjencia implementuese e Projektit


Komponentët e Projektit

  • Hartimi i planit të zhvillimit të qëndrueshëm të zones;
  • Punimet për përmirësimin e infrastrukturës turistike;
  • Bashkëpunimi mes insitucionesh e sipërmarrësish në të dyja e anët e kufirit dhe ngritja kapaciteteve lokale;

Komente

Projekti kontribuoi ne zhvillimin ekonomik në Kelmend, Shkrel, Plavë, Andrijevicë dhe Beranë duke mundësuar planifikimin ndërkufitar për zhvillimin e turizmit për komunitetet në zonën ndërkufitare. Ai rriti vlerën e aseteve turistike dhe të ofertave turistike shumëdimensionale në zonën ndërkufiare dhe kanalizoi promovimin e tyre në rrjetet ndërkombëtare të tregut Projekti zhvilloi dhe promovoi infrastrukturën turistike parësore dhe ndihmëse si dhe shërbimet e përbashkëta që inkurajojnë shfrytëzimin e ofertave ndërkufitare. Projekti MONTEAL vlera e të cilit është 248,495 Euro, është financim i Bashkimit Europian. Ky Projekt i cili u bë efektiv në Shkurt 2014, konsiderohet i përfunduar me sukses.


(Përditësimi i fundit, shkurt 2017)