Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Teknologji në miniaturë: sinergjia e kërkimeve dhe risive për të përmirësuar zhvillimin ekonomik të Adriatikut. (2012 - 2015)

PROJEKTI IPATECH


Qëllimi i Projektit:

Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi midis organizatave publike dhe private në shtetet pjesëmarrëse duke stimuluar shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave në kërkimet dhe inovacionet në sektorin agroushqimor.


Objektivat:

Fuqizimi i kompetencave kërkuese dhe inovatore të sektorit të agrobiznesit në zonën e Adriatikut nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, social dhe institucional.
Përmirësimi i bashkëpunimit në zonën e Adriatikut, duke rritur nivelin e kompetencave, inkurajimin e transferimit të inovacioneve, krijimin e një rrjeti ndërkombëtar midis sipërmarrësve, institucioneve dhe sektorëve akademike dhe kërkimore në mënyrë të veçantë duke promovuar aktivitete të përbashkëta.
Ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive, shkëmbimi i përvojave dhe ekspertizës tekniko shkencore.



Përshkrimi i Projektit:

Në kuadër të zbatimit të këtij projekti u bë e mundur blerja dhe instalimi i nje makinerie per perpunimin e qumeshtit dhe sere aksesoresh ndihmes prane Qendrës së Kërkimeve të Ushqimit, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Kjo i hapi rrugën procesit të pilotimit të makinerisë, nëpërmjet eksperimentimeve të saj.


Për të shpërndarë pervojat e fituara, për të bërë të njohur më shumë makinerinë dhe përdorimin e saj tek aktoret që veprojnë në fushën e agrobiznesit, u organizua "Dita e Hapur e Teknologjisë dhe Inovacionit" në ambientet ku është instaluar makineria.


Janë organizuar 15 eksperimente për prodhimin e llojeve të ndryshme të djathrave me pjesëmarrje të studentëve, fermerëve, përfaqësues të studentëve të masterit pedagogë që drejtonin dhe orientonin procesin e eksperimentimit etj.


Bazuar në një marrëveshje midis FSHZH dhe Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, përveç aktiviteteve të sipërpërmendura janë organizuar edhe trajnime mbi përpunimin e qumështit dhe përdorimin e makinerisë.


Gjithashtu u përgatitën disa materiale si psh biznes plan në lidhje me ecurinë e mëtejshme të kësaj linje përpunimi, material vlerësues për eksperimentet, dokument orientues me politikat, plan qëndrueshmërie për rrjetin e IPATECH dhe studim mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të kësaj përvoje. Realizimi i botimit përfundimtar dhe i një dokumentari të shkurtër mbi projektin ishin aktivitetet që përmbyllën këtë periudhë dhe projektin në tërësi, i cili pati si datë të fundit të tij 30 qershorin 2015.


Përfitues

Qendra e Kërkimeve të Ushqimit, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës


Aktorët e Përfshirë

Projekti u zhvillua në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA Adriatik. Morën pjesë 9 organizata nga 5 vende pjesëmarrëse (Shqipëri, Bosnje, Greqi, Itali, Kroaci). Qendra e Kërkimeve të Ushqimit, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, studente, pedagoge, fermere dhe specialist te perpunimit te qumeshtit.


Buxheti

158,895 Euro


Shtrirja gjeografike

Qarku Tirane


Kohëzgjatja

Tetor 2012 - Qershor 2015


Donatorët-Partnerët financues

Bashkimi Europian - Fondet IPA.


Zbatuesit e projektit:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit - Agjencia implementuese e Projektit


Komponentët e Projektit

  • Mbështetja dhe lehtësimi i inovacioneve në sektorin agroushqimor;
  • Ngritja e kapaciteteve dhe transferim njohurish dhe eksperiencash;
  • Transferim i inovacioneve teknologjike për të asistuar SME-të agroushqimore të rajoneve pjesëmarrëse që të bëhen më shumë konkurruese;
  • Promovimin e shpërndarjes së praktikave më të mira në nivelin e tregut dhe të politikave me qëllim që të promovojë sinergji midis politikave rajonale dhe të kërkimeve në secilin nga vendet pjesëmarrës.

Komente

Projekti IPATECH vlera e të cilit është 158,895 Euro, është financim i Bashkimit Europian. Ky Projekt i cili u bë efektiv në Qershor 2015, konsiderohet i përfunduar me sukses. Përfitues i drejtpërdrejtë i këtij projekti është Qendra e Kërkimeve të Ushqimit, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Nga ky projekt përfituan jo vetëm studentë dhe pedagogë por edhe fermerë dhe specialistë të agropërpunimit. Vlen për t'u përmendur se ky projekt përbën një risi në fushën e veprimtarisë së FSHZH-së.


(Përditësimi i fundit, shkurt 2017)