Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti Punët në Komunitet III (2008 - 2012)


Qëllimi i Projektit:

Përmirësimi i cilësisë së jetesës së popullsisë rurale të vendit nëpërmjet hartimit të planeve të zhvillimit lokal të komunave të cilat kanë potenciale të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në turizëm.

Objektivat:

  • Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik;
  • Përmirësimi i infrastrukturës komunale;
  • Forcimi i qeverisjes në nivel lokal
  • Rritja e rolit komunitar në qeverisje nëpërmjet metodave pjesëmarrëse
Përshkrimi i Projektit:

Projekti "Punët në Komunitet III" financohet nga CEB në vlerën 14.65 milion Euro, dhe ka si qëllim të nxisë zhvillimin social ekonomik të zonave rurale të vendit, të cilat kanë potenciale të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në turizëm. Në projekt janë përfshirë 16 komuna, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht, dhe kanë tipare të veçanta të turizmit (komunat aplikojnë forma të ndryshme të turizmit: bregdetar, malor, historik, eko-turizëm, agro-turizëm, etj.), por edhe nevoja të ndryshme në aspektin e ndërtimit të kapaciteteve. Projekti ofron asistencë teknike të diversifikuar që ndryshon nga komuna në komunë dhe përshtatet në përputhje me nevojën që përballen stafi dhe të zgjedhurit lokal në secilën prej tyre.


Përfituesit

Rreth 20,000 banorë për 16 Komuna.


Aktorët e Përfshirë

CEB-Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim, Qeveria Shqiptare, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Komunitetet Lokale, FSHZH, Kompanitë e Ndërtimit, OJF-të.


Buxheti

14,65 milionë Euro


Shtrirja gjeografike

Ky Projekt ka një shtrirje të gjerë gjeografike ku përfshihen të 12 Qarqet e Shqipërisë.


Kohëzgjatja

Nëntor 2008- Prill 2012


Donatorët-Partnerët financues

CEB-Banka e Këshillit të Evropës, Qeveria Shqiptare, Njësitë e Qeverisjes Vendore


Zbatuesit e programit:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit - Agjencia implementuese e Projektit
Njësitë e Qeverisjes Vendore (Qarqet, Komunat)
Konsulentë Lokale
Kompanitë Shqiptare të Ndërtimit


Komponentët e Projektit

  • Komponenti i Asistencës Teknike për Ngritjen e Kapaciteteve
  • Nën këtë komponent janë përfunduar tashmë planet e zhvillimit lokal për komunat Tregan, Fushë-Kuqe, Kutalli, Drenovë dhe Bashkinë Orikum. Gjithashtu janë hartuar Planet Hapësinore për komunat Petrelë, Ulëz dhe Velipojë. Janë hartuar edhe Plane Zhvillimi të Turizmit për komunat Ishëm, Kryevidh, Qendër Vlorë dhe Petran. Aktivitetet kryesore të këtij komponenti kanë qenë të lidhura me ndërtimin e kapaciteteve lokale dhe me zhvillimin e produkteve të rëndësishme promovuese.


  • Komponenti i Përmirësimit të Infrastrukturës
  • Përsa i përket komponentit të përmirësimit të infrastrukturës në këto komuna, deri në Prill 2012, janë financuar 45 nënprojekte të infrastrukturës, të cilat kanë përfunduar punimet civile dhe janë vënë në funksionim të plotë.

Komente

Projekti Punët në Komunitet III vlera e të cilit arrin shifrën 14,65 milionë lekë është financim i Bankës së Këshillit të Europës, Qeverisë Shqiptare dhe Njësive të Qeverisjes Vendore. Ky Projekt i cili u bë efektiv në Nëntor 2008, konsiderohet i përfunduar me sukses. Përfituesit e këtij projekti janë rreth 20,000 banorë nga 16 komuna të përzgjedhura të shpërndara gjeografikisht në gjithë Shqipërinë. Implementimi i këtij projekti do të përmirësojë cilësinë e jetesës së popullsisë rurale të vendit nëpërmjet hartimit të planeve të zhvillimit lokal të komunave të cilat kanë potenciale të zhvillimit ekonomik, veçanërisht në turizëm. Vlen për t'u përmendur se ky program përbën një risi në fushën e veprimtarisë së FSHZH-së pasi këto strategji shërbejnë për orientimin e investimeve të FSHZH-së dhe vetë komunave drejt qëllimeve strategjike e ndërhyrjeve të studiuara për nxitjen e zhvillimit ekonomik.