Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projektet e Investimeve Sociale (I, II, III)

Qëllimi i Projektit:

  • Të mbështesë Qeverinë Shqiptare në nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së vogel lokale në Shqiperi, dhe nëpërmjet nxitjes së zhvillimit të aktiviteteve private dhe krijimit të punësimit.
Objektivat:

  • Të rehabilitojë infrastrukturën e vogel lokale sipas prioriteteve të ketyre komuniteteve.
  • Të krijojë mundësi punësimi për popullsinë përfituese, vecanërisht nëpërmjet realizimit të projekteve sociale të cilët lejojnë një angazhim të madh të krahut të punës;
  • Të përmirësoje kushtet e jetës të popullsisë në zonat rurale dhe urbane
Përshkrimi i Projektit:

Nënprojektet e synuar për tu rehabilituar janë tipiket e objekteve të FSHZH si rrugë, ujësjellës, ndërtesa publike, kanalizime, tregje, etj. Në përgjigje të objektivit të rritjes së nivelit te punesimit të popullsisë përfituese u hartua nga Banka Gjermane per Zhvillim një projekt i quajtur Projekti i Punës Intensive i destinuar per 11 qytetet më të varfera të zones verilindore. Ky projekt dallohet për përfshirjen e plote të Bashkive në realizimin e punimeve të nënprojektit të perzgjedhur, nëpërmjet administrimit të drejtpërdrejt të fondeve dhe realizimin e punimeve me një vlerë prej 30 000 Euro për cdo Bashki.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet e infrastrukturës rurale dhe urbane.
  • Mbështetja e pushteteve lokale në përvetësimin e metodave të angazhimit të burimeve lokale, krijimit të punësimit, shërbimeve të asistencës dhe trainimeve, dhe qëndrueshmerisë së investimeve.
Grupet e synuara:

Komunitetet lokale të zonave rurale dhe urbane, përfaqesuesit lokal të Komunave dhe Bashkive, personeli i FSHZH.


Aktorët e Përfshirë

Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), Qeveria Shqiptare, komunitetet lokale dhe Njësite e Qeverisjes Vendore, FSHZH, kompanite e ndërtimit, NGO lokale


  • Buxheti: 9.45 Milion EURO
  • Kohëzgjatja: 1999 - 2006
Komente të tjera

Financimi i parë është realizuar gjatë periudhës 1999-2002 , ndërsa dy Projektet e tjerë janë projektuar dhe kanë ndjekur njeri tjetrin gjatë periudhës 2003-2006. Projektet e KfW janë vlerësuar në vazhdueshmeri nga konsulent lokal të pavarur dhe rezultatet e vleresimeve kanë qene të një niveli përgjithësisht të kënaqshem si per SIF 1 ashtu edhe për SIF 2. Bazuar edhe në keto rezultate KfW është duke projektuar një financim të ri, "Projekti i Ujësjellesave Rurale"