Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Infrastrukturës Rurale

Qëllimi i Projektit:

  • Projekti ka si qëllim të rrisë nivelin e jetesës dhe të përmiresojë kushtet social-ekonomike të popullsisë të shtrirë pothuaj në të gjithe rrethet e vendit. Të ndihmojë vecanërisht shtresat dhe grupet më të varfera që jane më të prekura nga situtuata e vështire social-ekonomike aktuale në vend.
Objektivat:

  • Përmiresimi i infrastrukturës së vogel social-ekonomike në zonat rurale
  • Punësimi i përkoheshem i popullsisë lokale dhe nxitja e zhvillimit të aktiviteteve lokale
Përshkrimi i Projektit:

Rreth 120 nënprojekte janë parashikuar të rehabilitohen në infrastrukturen e vogel në zonat rurale. Nënprojektet qe do të rehabilitohen janë; rrugë rurale, ujësjellës, shkolla, objekte social-ekonomike, etj. Projekti është vazhdim i angazhimeve të mëparshme të Bankës Islamike për Zhvillim në kuadër të lehtësimit të varfërise së komuniteteve të zonave veri-lindore të Shqipërisë.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet e infrastrukturës .
  • Shërbimet e konsulencës.
  • Projektimi dhe supervizimi.
Grupet e synuara:

Komunitetet lokale të zonave rurale ku ndërhyhet, grupimet sociale në gjendje me të vështirë ekonomike.


Aktorët e Përfshirë

Banka Islamike për Zhvillim, komunitetet dhe pushteti lokal, FSHZH, kompanitë e ndërtimit.


  • Buxheti: 6.9 Milion EURO
  • Kohëzgjatja: 2003 - 2006
Komente të tjera

Periudha e parashikuar e implementimit të Projektit ka qene 2001-2004. Realisht, financimet kanë filluar në Korrik të vitit 2003. Projekti është karakterizuar nga shtrirja e investimeve pothuaj në të gjithë territorin e vendit, duke mos u kufizuar vetëm në zonen veri-lindore si Projekti i mëparshem. Dhe gjithashtu është karakterizuar nga rritja progresive e vlerës mesatare të nënprojekteve në raport me financimet para-ardhesë të Bankes Islamike për Zhvillim, duke ju afruar vlerës mesatare të nënprojekteve të FSHZH.