Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Programi CARDS

Qëllimi i Projektit:

  • Të mbështesë Qeverinë Shqiptare për nxitjen e zhvillimit të zonave rurale dhe urbane duke përmiresuar kushtet e infrastruktures së vogel lokale dhe mbështetur procesin e rritjes së anagazhimit të komuniteteve lokale në procesin e zhvillimit.
Objektivat:

  • Të rehabilitojë ose ndërtoje infrastrukturen e vogel publike lokale dhe të mbështesë punësimin
  • Të përmiresoje kushtet e jetës të popullsise në zonat rurale dhe urbane
  • Të sigurojë qëndrueshmerinë e investimeve të realizuara
  • Të mbështesë dhe zhvilloje planifikimet e strategjive rajonale
Përshkrimi i Projektit:

Programi CARDS është projektuar nga Komuniteti Europian si vazhdim i Programit Phare. Financimet e destinuara për FSHZH pas vonesash të ndryshme proceduriale u bënë efektive vetëm në shkurt të 2004. Mënyra e shpërndarjes, seleksionimit dhe buxhetizimit dhe realizimit të nënprojekteve të këtij Programi ka ndjekur të njëjten metodologji të aplikuar nga FSHZH në Projektet/Programet e financuara nga Banka Boterore. Komponenti social i këtij financimi është më i zbeht se Projektet e Bankes Boterore, nga ana tjetër është më i theksuar komponenti i ngritjes së kapaciteteve te personelit te qeverise lokale nëpërmjet trainimeve.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet civile të infrastrukturës rurale dhe urbane.
  • Studimet mbi planifikimet e strategjive rajonale dhe trainimi.
  • Mbështetja per zbatimin e Projektit, asistenca teknike. Tipet e nënprojekteve që synohen të rehabilitohen janë pothuaj njëlloj me ato që janë trajtuar edhe në programet e mëparshme; kryesisht rrugë, e me pak ujësjellës, ndërtesa publike, tregje, etj.
Grupet e synuara:

Grupet që përfitojne nga Programi janë; komunitetet e zonave rurale dhe urbane, përfaqesuesit e qeverise lokale.


Aktorët e Përfshirë

Komuniteti Europian, FSHZH, Komunat dhe Bashkitë, komunitetet lokale rurale dhe urbane, kompanitë e ndërtimit.


  • Buxheti: 16.1 Milion EURO
  • Kohëzgjatja: 2003 - 2007
Komente të tjera

Nëpërmjet këtij Programi kontraktohen me procedura të pa aplikuara më parë nga FSHZH. Financimi i Komunitetit Evropian për investimet e FSHZH-se ka qenë shumë i rëndësishem. Në fakt, financimet e Komunitetit Evropian zënë rreth 38-40% të totalit të financimeve të FSHZH-se duke qenë pothuajse në të njejtat raporte me financimet e Bankes Botërore.