Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Punëve në Komunitet II

Qëllimi i Projektit:

  • Mbështetja e përpjekjeve të Qeverise Shqiptare për zhvillimin e zonave rurale dhe urbane të vendit dhe reduktimin e varfërise në kuadër të Strategjisë Kombetare për Zhvillimin Social dhe Ekonomik dhe CAS (Country Assistance Strategy) të Bankes Botërore.
Objektivat:

Të zbusë pengesat që frenojnë zhvillimin lokal (përfshire infrastrukturen dhe shërbimet) nëpërmjet:


  • Përmirësmit të aksesit në shërbimet sociale dhe në një infrastrukturë cilesore sociale dhe ekonomike, nëpërmjet rehabilitimit/ndërtimit të nënprojekteve të infrastrukturës lokale dhe sigurimit të sherbimeve bazë për komunitetin, si dhe;
  • Nxitjes së zhvillimit institucional në nivel lokal nëpermjet zhvillimit të programeve/aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve të pushtetit dhe komunitetit lokal.
Përshkrimi i Projektit:

Neë drejtimet kryesore ai do të jetë vazhdim i Projektit të parë; si në natyrën e investimeve dhe objektivat kryesore, por metodat e ndërhyrjes synojnë një nivel më të larte. Ndërkohe, aktivitete të reja jane synuar si hartimi i Planeve të Zhvillimeve Lokale dhe Monitorimi dhe Vlerësimi Pjesemarrës. Për këtë arsye, një rishikim i procedurave të Projektit para-ardhës u pa i nevojshëm dhe u krye gjate 2002-2003. Si rezultat, në maj të vitit 2004 Projekti i Punëve të Komunitetit II bëhet efektiv për një financim total prej 24,2 milion USD, prej të cilave 15 milion USD të financuara nga Banka Boterore/IDA.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet e infrastrukturës rurale dhe urbane.
  • Ndërtimi i kapaciteteve të pushtetit lokal dhe komuniteteve të tyre.
  • Mbështetje për Projektin dhe Institucionin.
Grupet e synuara:

Projekti do të implementohet në të gjithe vendin. Megjithatë Projekti do të sigurojë që në menyrë proporcional më shumë fonde tu kalojne komuniteteve të varfëra nëpermjet konsultimit të treguesve të varfërisë. Me specifikisht do të përfitojne; komunitetet lokale të zonave rurale dhe urbane të ndërhyrjes, përfaqesuesit lokal të Komunave dhe Bashkive përfituese.


Aktorët e Përfshirë

Banka Boterore, Qeveria Italiane, Qeveria Shqiptare, Komunat/Bashkite, komunitetet lokale, FSHZH, kompanitë e ndërtimit, NGO lokale dhe ndërkombetare


  • Buxheti: 24.2 Milion USD
  • Kohëzgjatja: 2004 - 2008
Komente të tjera

Përvec Planeve të Zhvilllimit Lokal, një ndër ndërmarrjet me të rëndësishme të Projektit është edhe metodologjia e shpërndarjes së investimeve në nivel lokal. Projekti ka prodhuar një metodologji teresisht teknike, bazuar në tregues social dhe ekonomik dhe larg influencave të natyrave të ndryshme.