Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Emergjencës Kosovare

Qëllimi i Projektit:

  • Përballimi i situatës së emergjencës sociale dhe ekonomike në vitin 1999 si dhe e pasojave te saj, për shkak të mbrritjes në Shqiperi të popullsise kosovare të shpërngulur.
Objektivat:

  • Rehabilitimi i infrastrukturës lokale të lidhur me vendodhjen dhe funksionimin e qendrave të pritjes dhe zonat ku u vendos popullsia kosovare.
  • Nxitja dhe përmiresimi i disa shërbimeve sociale për komunitetin vecanërisht për grupet në nevoje si dhe grupet e të rinjve.
Përshkrimi i Projektit:

Projekti u konsiderua si shtesë e Projektit të Puneve të Komunitetit I, meqenëse u dha pak kohe pasi kishte filluar Projekti i plotë i mësiperm. Zona e shpërndarjes së tij ishte plotesisht e lidhur me zonat më të prekura nga emergjeca kosovare.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Paisjet (në funksion të komponentit të mësipërm).
  • Programi i shërbimeve sociale. Projekti synonte rehabilitimin e 30 nënprojekteve të infrastruktures lokale dhe realizimin e 10-12 programeve sociale të adresuara në 10 rrethe të ndryshme të vendit.
Grupet e synuara:

Komunitetet lokale të zonave rurale dhe urbane të nderhyrjes, grupet në nevoje (femije, pleq, gra dhe grupet e të rinjve.


Aktorët e Përfshirë

Banka Boterore, Qeveria Shqiptare, Komunat/Bashkite dhe komunitetet lokale te tyre, FSHZH


  • Buxheti: 5 Milion USD
  • Kohëzgjatja: 1999 - 2003
Komente të tjera

Ky Projekt është vleresuar gjatë periudhes afat-mesme dhe finale të tij në kuadër të vleresimit të Projektit të Punimeve të Komunitetit I meqenëse ai është trajtuar si një financim shtesë e këtij të fundit prej Bankes Boterore.Rezultati i vlerësimit ishte i kënaqëshëm.