Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Punëve në Komunitet I

Qëllimi i Projektit:

  • Programi mbështet zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve lokale nëpërmjet përmirësimit të infrastruktures së vogël soc-ekonomike dhe rritjes së kapaciteteve të pushteteve lokale.
Objektivat:

  • Lehtësimi i problemeve të infrastruktures lokale nëpërmjet rehabilitimit të infrastrukturës së vogël soc-ekonomike sipas prioriteteve të zhvillimit të komuniteteve dhe pushtetit lokal.
  • Ndertimi dhe nxitja e kapaciteteve te pushtetit lokal dhe komuniteteve per te mbeshtetur rritjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Përshkrimi i Projektit:

Projekti u projektua nga Banka Boterore dhe Qeveria Shqiptare pas trubullirave social-ekonomike dhe politike të vitit 1997 dhe ishte pjesë e dokumentit të Bankes Boterore CAS (Country Assistance Strategy). Projekti parashikon të zbatojë komponentin e punimeve të infrastrukturës për një periudhe rreth 4 vjecare. Në fakt ai është realizuar pothuaj në një periudhe rreth 2 vjecare, midis viteve 2000-2002. Për herë të parë, në realizimin e investimeve u zbatuan në një shkallë të konsiderueshme metoda përfshirëse dhe pjesemarrëse të përfituesve në identifikimin e prioriteteve të investimeve. Kjo u realizua nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së përfituesve që në momentet e para të procesit të identifikimit dhe seleksionimit të nënprojekteve në nivel fshati/Komune/Bashkie dhe rritjes së angazhimit të tyre edhe gjatë fazave të tjera të investimit. Nënprojektet e synuara nga Projekti janë pjesë e infrastruktures së vogel rurale dhe asaj urbane si rruge, ujësjellës, shkolla, tregje, kanalizime, objekte social-ekonomike, etj. të shpërndara këto në rreth 200 Komuna dhe Bashki të vendit.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet e infrastrukturës së vogel rurale dhe urbane; për rreth 189 nënprojekte të shpërndara pothuaj në të gjithe Rrethet e vendit.
  • Formimi i pushtetit lokal dhe komuniteteve të tyre nëpërmjet organizimit të seminareve kombetare dhe lokale dhe kryerjes se aktiviteteve specifike në ndihme të ndërtimit të kapaciteteve.
Grupet e synuara:

Komunitetet lokale të zonave rurale dhe urbane të nderhyrjes, perfaqësuesit lokal të Komunave dhe Bashkive përfituese.


Aktorët e Përfshirë

Banka Boterore, Qeveria Italiane, Banka e Këshillit të Europes, Qeveria Shqiptare, Komunat/Bashkite, komunitetet lokale, FSHZH, kompanite e ndërtimit, NGO lokale


  • Buxheti: 17.4 Milion USD
  • Kohëzgjatja: 1999 - 2002
Komente të tjera

Një aktivitet i ri u realizua nga ky Projekt gjatë vitit 2001; Planifikimi i Zhvillimeve Rajonale. Studimi u krye në kuadrin e nevojave aktuale të 5 qarqeve për të patur një Plan rajonal zhvillimi dhe për të integruar atë në zhvillimin kombetar. Studimi është zhvilluar edhe si një perspektive e aktiviteteve të Fondit në kuadrin e politikave të reja të mbeshtetjes së pushteteve lokal për decentralizimin e pushtetit.