Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Programi "Cross Border"

Qëllimi i Projektit:

  • Rritja e komunikimit midis vendeve kufitare të rajonit nëpërmjet përmiresimit të infrastruktures rrugore kombëtare.
Objektivat:

  • Të rehabilitojë infrastrukturën e përmasave më të medha se ajo lokale e rehabilituar deri më sot nga FSHZH, duke e konsideruar si të rëndësishme për komunikimin ndër-kufitar.
  • Të krijojë lehtësira për transportin e mallrave dhe njerezve midis vendeve fqinje, Shqiperi, Greqi, Itali, Maqedoni.
Përshkrimi i Projektit:

Ky Program lindi si nevojë dhe iniciative e vendeve të rajonit me mbështetjen e Komunitetit Europian për të lehtesuar dhe përmiresuar element të rëndesishem të komunikimit ndërmjet vendeve kufitare. Programi është financuar nga vendet kufitare që janë edhe anetarë të Komunitetit Europian, Italia dhe Greqia. Financimi është përbere nga 2 Programe të filluar në periudha të ndryshme por në vazhdim të njeri tjetrit. I pari është projektuar në vitin 1996 dhe tipet e nënprojekteve të synuara janë vetem rruge urbane të rëndësishme ne qytete kufitare si Korca, Durresi, Gjirokastra etj. I dyti në vitin 1999 dhe tipet e nënprojekteve të synuara janë rrugë, ujësjellës, dhe tregje.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet e infrastrukturës urbane.
  • Mbështetja operacionale për Programet.
Grupet e synuara:

Komunitetet urbane të qyteteve përfituese në të dy anët e kufirit.


Aktorët e Përfshirë

Komuniteti Europian; Qeveria Italiane dhe Qeveria Greke


  • Buxheti: 5.45 Milion EURO
  • Kohëzgjatja: 1999 - 2002
Komente të tjera

Në fondin total të ketij Programi është përfshire edhe fondi i financuar për burgun e Lezhës, financim i Komunitetit Europian nëpërmjet Qeverisë Italiane.