Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Zhvillimit Rural të Komuniteteve Lokale PHARE I, II, III, IV

Qëllimi i Projektit:

  • Mbështetje për Qeverine Shqiptare në nxitjen e zhvillimit të zonave të ndërhyrjes duke përmiresuar kushtet e infrastruktures së vogel lokale dhe mbështetur procesin e rritjes së anagazhimit të komuniteteve lokale në procesin e zhvillimit.
Objektivat:

  • Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ulja e papunësise në qytetet e vogla dhe zonat rurale të vendit.
  • Mbështetja e procesit të decentralizimit si dhe përforcimi i rolit dhe i përgjegjesive të komuniteteve lokale.
Përshkrimi i Projektit:

Në tetor 1995 Qeveria Shqiptare nënshkroi marrëveshjen e parë financiare me Komisionin Evropian një marreveshje në kuadër të Programit PHARE të Komunitetit Evropian. Programi Phare u krijua për të mbështetur zhvillimin e Vendeve të Evropes Lindore. FSHZH-se iu besuar zbatimi i kësaj marrëveshjeje financimi nëpërmjet programit të quajtur Projekti i Zhvillimit të Komunitetit Lokal. Ky Projekt i hartuar nga Komuniteti Europian dhe Qeveria Shqiptare synuar ndërhyrjen në të gjitha rrethet e vendit. Kjo është arritur duke financuar Programet 1, 2, 3 dhe 4, të cilet plotesuan dhe mbeshteten investimet. Programi 1 është bere efektiv dhe ka filluar zbatimin e tij në vitin 1997. Ndërkohe, Programi 4 ka përfunduar nënprojektet e tij ne vitin 2001. Mbajtur parasysh se FSHZH zbatonte edhe financime të Donatoreve të tjere, seleksionimi i rretheve është bërë në përputhje me strategjinë e shpërndarjes së investimeve të Bankes Boterore. Ndërsa, nënprojektet janë zgjedhur pas një seleksionimi të mire të tyre si prioritete në nivel fshati, Komune dhe se fundi në nivel Rrethi.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet e infrastrukturës rurale dhe urbane.
  • Formimi dhe ngritja e kapaciteteve të pushteteve lokale në kushtet e decentralizimit të pushteteve.
Grupet e synuara:

Komuniteti Lokal i zonave ruale dhe urbane te vendit, përfaqesuesit lokal të Komunave dhe Bashkive.


Aktorët e Përfshirë

Komuniteti Europian, Qeveria Shqiptare, FSHZH, Bashkitë dhe Komunat, komunitetet lokale, kompanitë e punimeve civile


  • Buxheti: 23.7 Milion EURO
  • Phare I: 8.5 Million EURO
  • Phare II: 5.0 Million EURO
  • Phare III: 3.0 Million EURO
  • Phare IV: 7.2 Million EURO
  • Kohëzgjatja: 1997 - 2001
Komente të tjera

Projektet konsiderohen të kene qenë vërtet pozitive sepse; procesi i seleksionimit të prioriteteve të përfituesve është konsoliduar; Eshtë ndërhyre në zona ku nuk ishte financuar ndonjehere përpara vitit 1997; Realizimi i kontributit financiar të përfituesit në shumën prej 10% është realizuar plotësisht. Ai ka rritur nivelin e pjesëmarrjes së perfituesve në Projekt dhe ka ndryshuar mentalitetin e përfituesve në lidhje me përgjegjesinë e tyre ndaj investimeve; Sigurisht, ngritja e kapaciteteve lokale ka funksionuar dhe ka influencuar veacnërisht në drejtim të rritjes së nivelit të pjesemarrjes së komunitetit.