Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Zhvillimit Rural te Zonave Verilindore

Qëllimi i Projektit:

  • Të ndihmohet Qeveria Shqiptare për zbatimin e një programi të barazpeshuar për zhvillimin e zonave malore e kodrinore rurale duke mbështetur dhe përhapur iniciativat në proces për lehtësimin e varfërise në zonat rurale.
Objektivat:

  • Rehabillitimi i nenprojekteve te infrastruktures rurale baze.
  • Mbeshtetja e iniciativave private nepermjet financimit te sistemit te kredise se vogel ne fshat.
  • Nxitja e zhvillimit te bujqesise nepermjet zhvillimit nga bujqesi ekstensive ne fermave te vogla
Përshkrimi i Projektit:

Projekti përbehet nga komponentet e mëposhteme:


  • Programi i Veprave Rurale; Mbështet rehabilitimin e infrastruktures bazë nëpërmjet financimit të 270 nënprojekte të vecanta, të zgjedhur nga komunitetet lokale, të ndërmarra nga Komunat dhe te zbatuara me fuqi punëtore fshati me pagesë.
  • Programi i krediseë së shkalles së ulët; Financon kreditimin e rreth 8000 huave për banoret e fshatit për ushtrim veprimtarish që prodhojnë të ardhura.
  • Sherbime në bujqesi dhe blegtori; Financon kualifikimin dhe sigurimin e materialeve në mbështetje të Qeverisë për zhvillimin nga bujqesi ekstensve drejt sistemit të ri të fermave të vogla.
  • Zhvillimi i mikrondermarrjeve; Financon një program për të nxitur dhe zhvilluar veprimtari jo direkte bujqesore, të nevojshme për të siguruar qëndrueshmerinë e prodhimtarisë në ekonomitë malore.
  • Mbeshtetje për pushtetin lokal; Mbështet kualifikimin dhe pregatitjen e një sistemi të ri financiar.
Grupet e synuara:

Komuniteti rural i zonës së Projektit, dhe grate si grup në nevojë.


Aktorët e Përfshirë

IFAD, Banka Islamike për Zhvillim, Qeveria Shqiptare, komuniteti rural dhe pushteti lokal, FSHZH, kompanitë e ndërtimit.


  • Buxheti: 15 Milion USD
  • Kohëzgjatja: 1994 - 2000
Komente të tjera

Ky Projekt është përqëndruar vetëm në zonen ruale të kater rretheve të verilindjes së Shqiperise; Kukes, Has, Diber dhe Tropoje, duke synuar një popullsi prej rreth 224.000 ose rreth 45.000 familje. Nga totali i financimit rreth 5 milion USD janë fonde të Bankes Islamike dhe rreth 10 milion USD jane fonde të IFAD. Në Kukës u ngrit një njesi e administrimit të projektit dhe qe përbehej nga personeli lokal i mbështetur nga nje asistencë e huaj afatgjate. Kjo njësi ndoqi nga afër ecurinë e projektit duke paraqitur raporte periodike të avancimit te tij.