Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Punimeve Urbane dhe Zhvillimit të Mikrondërmarrjeve

Qëllimi i Projektit:

  • Nxitja e zhvillimit të zonave urbane nëpërmjet mundësimit të punësimit dhe mbështetjes së aktiviteteve ekonomike, rehabilitimit të infrastruktures dhe rritjes së kapaciteteve lokale.
Objektivat:

  • Krijimi i punësimit në zonat urbane nëpërmjet kryerjes së punimeve publike dhe ndihmesës në zhvillimin e sektorit privat.
  • Rehabilitimi i infrastrukturës bazë urbane, për të përmirësuar nivelin e jetës dhe mbështetja në ndërtimin e infratstrukturës së nevojshme për një ekonomi tregu.
  • Mbështetja e pushtetit lokal për zhvillimin e kapaciteteve lokale .
Përshkrimi i Projektit:

Në fillim të 1994 edhe infrastruktura urbane ishte në një gjendje për të ardhur keq: ujësjellesat dhe sistemet e tyre shpërndarës ishin në gjendje të keqe; kanalizimet e ujrave të zeza në kushte të papërshtatshme; ndërtesat publike (qendra shëndetesore, kopështet, tregjet, shkollat) të pamirëmbajtura dhe vazhdimisht në dëmtim, etj. Ndërkohe, qytetet shqiptare u ndeshën me problemin e madh të imigrimit të popullsise nga zonat rurale drejt atyre urbane. Në këtë situatë, Projektet e zhvillimit kanë qenë mekanizmi më i mire për zhvillimin lokal. Ashtu si edhe projektet para-ardhës edhe Projekti Pilot i Punimeve Urbane dhe Mikrondërmarrjeve u ndërtua nga posht-lart, si fillim duke identifikuar nevojat, vështirësite dhe potencialet zbatuese të Bashkive. Aktivitetet e Projektit u përshtaten, në proces, sipas nevojave dhe rezultateve. Një faze Para-Pilot u adresua në rehabilitimin e 2 nënprojekteve (tregje) në Shkodër dhe Shijak, dhe synonte zhvillimin e metodologjisë së plotë të projektit. Keto ndërhyrje të para ndihmuan në testimin e kapaciteteve të Bashkive në seleksionimin dhe vlerësimin e projekteve, organizimin e tenderave, pjesëmarrjen në investime dhe organizimin e mirëmbajtjes.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet Urbane; Rreth 30 punime të infrastrukturës së vogel publike, për të krijuar lehtesira në tregetim dhe duke trajtuar probleme të vogla të mjedisit.
  • Formimin e pushtetit lokal; trainime të ndryshme për të ndihmuar pushtetin lokal të rriste kapacitetet për të nxitur zhvillimin lokal.
Grupet e synuara:

Komuniteti i zonave rurale Shqiperise, familjet në nevoje në zonat rurale, personeli i Komunës, kompanite private të punimeve civile.


Aktorët e Përfshirë

Banka Boterore, Qeveria Zviceriane, Qeveria Shqiptare, FSHZH, Bashkitë, kompanitë e ndertimit, Komuniteti urban


  • Buxheti: 3.98 Milion USD
  • Kohëzgjatja: 1994 - 1999
Komente të tjera

U vu re se; pjesëmarrja e banorëve në seleksionimin e nënprojekteve në zonat urbane ishte më e veshtire se në zonat rurale. Impakti direkt i nënprojekteve urbane është me pak i kapshëm se në zonat rurale. Punimet urbane janë shpesh shumë më teknike dhe kerkojnë një implikim më të madh. Gadishmeria e kontraktorëve private për të ndermarre një nënprojekt është më e dukshme në zonat urbane.