Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Aktivitete
Faqja Kryesore > Aktivitete > Projekte të realizuara

Projekti i Zhvillimit Rural

Qëllimi i Projektit:

  • Nxitja e zhvillimit të zonave rurale të Shqipërise nëpërmjet mundesimit të punësimit dhe mbeshtetjes së aktiviteteve ekonomike, rehabilitimit të infrastruktures dhe ndihmës në emergjencat e sektorit privat për përballimin e kërkesave të ekonomisë së tregut të sapo lindur.
Objektivat:

  • Rehabilitimi i infrastrukturen rurale baze
  • Krijimi i punësimit për popullsinë rurale dhe futja e burime financiare për ekonomite e vogla rurale
  • Nxitja e zhvillimit të ekonomive të vogla rurale dhe të aktiviteteve te tyre.
Përshkrimi i Projektit:

Projekti i Zhvillimit Rural është vazhdim i Projektit të Lehtesimit të Varfërise Rurale, si në raport me objektivat e tij ashtu edhe ne komponentet e tij përberës. Projekti i Zhvillimit Rural u be efektiv në vitin 1995.


Komponentët kryesorë të Projektit:

  • Punimet rurale për rehabilitimin e infrastruktures së vogel, të tilla si rrugët e vjetra të ish-kooperatives, furnizimi me uje i fshatit ose sistemet e kullimit, shkollat dhe qendrat shëndetësore, tregjet (190 nenprojekte të parashikuar)
  • Kredite e vogla për rrjetin e fondit të kredive të fshatit dhe sigurimi i kredive te vogla për fermeret dhe mikro-biznesmenet e tjera rural për të gjitha llojet e aktiviteteve që gjeneronin të ardhura
  • Nxitja e aktiviteteve rurale nëpërmjet këshillimit teknike dhe të biznesit si dhe nxitja dhe mbështetja në krijimin e shoqatave me baze fshati të shëndetit të kafsheve me qëllim përmirësimin e profilaksise
  • Studime dhe trajnime të pushtetit lokal. Projekti realizon financime bazuar në kërkesat e bëra drejt për drejt nga Komunat, të cilat duhet të tërheqin kerkesat nga fshatrat. Tre kane qenë kriteret kryesore në seleksionimin e nënprojekteve: impakti social dhe ekonomik, shkalla e angazhimit të fuqise punetore dhe respektimi i kritereve teknike dhe financiare te Projektit. Komunave u është kërkuar në cdo rast të kontribuojne të paktën 5% të vleres së investimit për nënprojektin.
Grupet e synuara:

Komuniteti i zonave rurale Shqipërisë, familjet në nevoje në zonat rurale, personeli i Komunes, kompanitë private të punimeve civile.


Aktorët e Përfshirë

Banka Boterore, Qeveria Italiane, Komuniteti Europian, Qeveria Zviceriane, Qeveria Japoneze, perfaqësuesit lokal, komuniteti përfitues rural, kompanitë e punimeve të infrastrukutres, FZHR (FSHZH).


  • Buxheti: 9.2 Milion USD
  • Kohëzgjatja: 1995 - 2000
Komente të tjera

Pergjithësisht, Komunat kanë kontraktuar personel teknik për të hartuar projektin dhe ndjekjen e punimeve. Komunat kane realizuar punimet duke kontraktuar ndermarrje ndertimi private nepermjet tenderave te hapur kombetar. Rreth 21 kontrata punimesh jane lidhur me Komunat ose 12% e totalit. Keto i perkasin te gjitha vitit 1995, si viti i pare i zbatimit te Projektit. U realizuan 173 nenprojekte: 96 rruge, 25 sistem ujitje, 6 shkolla dhe q.shendetesore, 34 ujesjellesa, 12 te tjera.