Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) eshte nje agjensi me pervoje te gjate ne zbatimin e projekteve me financim te huaj per permiresimin e infrastruktures dhe ngritjen e kapaciteteve ne nivel lokal me qellim nxitjen e zhvillimit te qendrueshem social-ekonomik ne vend.


Fondi Shqiptar i Zhvillimit kerkon te punesoje nje specialist ne pozicionin “Specialist Prokurimi”, pranë Njesise se Prokurimit.


Detyrat e Specialistit te Prokurimit


Detyre kryesore e Specialistit te Prokurimit eshte te menaxhoje te gjithe proçesin e prokurimit te mallrave, sherbimeve dhe puneve, sipas percaktimeve ne ligjin e prokurimeve publike dhe/ose udhëzuesit e prokurimeve te Bankes Boterore apo donatoreve te tjere. Kjo përfshin por nuk kufizohet në sa më poshtë:


  • Te krijoje dhe mbaje një baze te dhenash ne lidhje me prokurimin e sherbimeve, mallrave, teknologjive, pajisjeve, konsulences dhe puneve, per projektet qe mbulon;
  • Te ngreje një sistem monitorimi ne menyre qe te kete nen vezhgim ne kohe reale procesin e prokurimit ne te gjithe ecurine e tij;
  • Te pergatise dhe monitoroje realizimin e kontratave te konsulences, mallrave, sherbimeve dhe puneve;
  • Te perditesoje dhe mbaje rregullisht planin e prokurimeve te projektit/projekteve;
  • Te pergatise dokumentat e prokurimit sipas formateve respektive te donatorit;
  • Te siguroje qe prokurimi është ne perputhje me planin e hartuar te prokurimeve;
  • Te mbikqyre hapjen e dokumentave dhe te pergatise minutat e proçesit te hapjes se ofertave;
  • Te jape asistence per komisionin e vleresimit per tu siguruar qe vleresimet jane kryer ne perputhje me kriteret e percaktuara ne dokumentat e tenderit;
  • Te mbaje korrespondencen me tenderuesit gjate proçesit te prokurimit; etj.

Kualifikimet e nevojshme:


  • Te kete mbaruar arsimin e larte. Pasja e nje diplome master ne prokurime perben nje avantazh.
  • Te pakten 5 (pese) vjet eksperience pune ne prokurime me projektet e financuara nga donatore te huaj. Eksperienca ne projektet e Bankes Boterore perben nje avantazh.
  • Te kete marre pjese ne trajnime mbi prokurimet. Trajnimet mbi procedurat e prokurimit te Bankes Boterore perbejne nje avantazh.
  • Eksperienca me projektet e realizuara ne sektorin e turizmit eshte nje avantazh.
  • Njohuri te mira ne kompjuter ne programet baze te Office. Njohja e programeve te tjera relevante perben nje avantazh.
  • Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup.
  • Te jete i/e afte te punoje nen ngarkese.

Individet e interesuar duhet te dergojne dokumentacionin e meposhtem:


• Leter shoqeruese
• Curriculum Vitae, ku te theksohen pervojat e meparshme dhe pikat e forta te tyre ne lidhje me vendin e punes
• Fotokopje te diplomes dhe e listes se notave
• Deshmi kualifikimi
• Reference nga punedhenes te meparshem


Aplikimet duhet te dergohen brenda dates 21.09.2017, ora 14:00 ne adresen: Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Rr. "Sami Frasheri", Nr.10, Tirane, ose me ane te postes elektronike ne adresen adf@albaniandf.org


Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen. Dokumentacioni i dorezuar prane FSHZH-se nuk kthehet.


Me teper informacion rreth aktivitetit te FSHZH mund te gjeni ne faqen e internetit www.albaniandf.org.


Shkarko: