Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) eshte nje agjensi me pervoje te gjate ne zbatimin e projekteve me financim te huaj per permiresimin e infrastruktures dhe ngritjen e kapaciteteve ne nivel lokal me qellim nxitjen e zhvillimit te qendrueshem social-ekonomik ne vend.


Fondi Shqiptar i Zhvillimit do te punesoje nje specialist ne pozicionin Jurist, prane Njesise Juridike.


Njesia Juridike (NjJ)


Detyra e NjJ ėshtė sigurimi i mbeshtetjes ligjore pėr tė gjithė veprimtarinė dhe aktivitetin e FSHZH nė pėrputhje me dispozitat nė fuqi, tė Ligjit nr. 10130, datė 11.5.2009, “Pėr fondin shqiptar tė zhvillimit” dhe kuadrin ligjor pėrkatės, kjo nepermjet ofrimit te shėrbimeve ligjore qė nevojiten pėr mbrojtjen e interesave tė FSHZH-sė, si dhe kontrollit te zbatimit me pėrpikmėri tė kuadrit ligjor dhe dhėnies se mendimit tė specializuar juridik pėr ēdo ēėshtje ligjore.


Detyrat e punes se Juristit


Detyrat kryesore te Juristit perfshijne por nuk kufizohen ne:


  • • dhenien e keshillimeve juridike mbi ēeshtje te ndryshme te hasura gjate veprimtarise se FSHZH;
  • • hartimin e dokumentave ligjore apo formatet standarte te tyre, mbi te cilat bazohet aktiviteti i FSHZH-se apo kontrollin e ligjshmėrisė dhe te pershtatshmerise se tyre, duke siguruar mbėshtetjen e tyre ne legjislacionin ne tėrėsi, ne ligjin organik te FSHZH dhe proēedurat e tjera te FSHZH, si dhe marrėveshjet financiare te projekt-programeve;
  • • ndjekjen e te gjitha proēedurave te duhura pėr zgjidhjen e ēėshtjeve te caktuara me karakter ligjor brenda programeve/projekteve, te tilla si shpronėsime, legalizime, etj;
  • • hartimin e vendimeve te organeve drejtuese te FSHZH dhe sigurimin qe ato te jene ne pėrputhje me bazėn ligjore mbi te cilėn funksionon FSHZH, si dhe me legjislacionin shqiptar ne tėrėsi;
  • • mbrojtjen e interesave te institucionit ne gjykate apo arbitrazh;
  • • informimin e njesive te FSHZH pėr ndryshimet ne legjislacion qe prekin veprimtarinė e tyre funksionale;
  • • propozimin pėr ndryshime apo pėrmirėsime nė proēedurat e FSHZH, kur gjykon se ato bien ndesh me dispozita te tjera ligjore nė fuqi, kur ka boshllėk ligjor apo ne rastet kur ėshtė e nevojshme ne funksion te mbarėvajtjes se punės se institucionit.


Kualifikimet e nevojshme:


  • • Te kete mbaruar arsimin e larte ne fushen juridike. Pasja e nje diplome master perben nje avantazh.
  • • Te pakten tete vite pervoje pune ne fushen juridike. Njohuri te gjera dhe/apo experienca e punes ne/per administraten shteterore/publike ne njeren apo disa nga keto fusha: planifikim dhe zhvillim i territorit, qeverisja lokale, menaxhim dhe/ose prokurime ne projekte me financim te huaj, perfaqesim ligjor ne te gjitha shkallet e gjykimit perbejne experience te vlefshme.
  • • Aftesi te forta komunikimi dhe organizative, eksperinca ne menaxhim perben avantazh.
  • • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.


Me teper informacion rreth aktivitetit te FSHZH mund te gjeni ne faqen e internetit www.albaniandf.org.


Individet e interesuar duhet te dergojne dokumentacionin e meposhtem:


• Leter shoqeruese
• Curriculum Vitae, ku te theksohen pervojat e meparshme dhe pikat e forta te tyre ne lidhje me vendin e punes
• Fotokopje te diplomes dhe e listes se notave
• Deshmi kualifikimi
• Reference nga punedhenes te meparshem


Aplikimet duhet te dergohen brenda dates 19.05.2017, ora 14:00 ne adresen: Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Rr. "Sami Frasheri", Nr.10, Tirane, ose me ane te postes elektronike ne adresen adf@albaniandf.org


Tė gjitha aplikimet do tė trajtohen me konfidencialitet tė plotė sipas Ligjit nr. 9887 pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale.Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen. Dokumentacioni i dorezuar prane FSHZH-se nuk kthehet.


Shkarko: