Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence
 

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një agjenci publike e cila ka për mision nxitjen zhvillimit ekonomik dhe social të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv në nivel rajonal dhe lokal.


FSHZH është krijuar në fillim të vitit 1993, mbi bazën e një marrëveshjeje midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore.


Fondi Shqiptar i Zhvillimit është duke iniciuar fazën përgatitore për disa projekte të reja financuar nga donatorë të ndryshëm dhe Qeveria Shqiptare në funksion të zhvillimit vendor e rajonal, përmirësimin e infrastrukturës urbane, etj.


Pozicioni:          Ekspert/e i/e Zhvillimit te Turizmit
Kompania:        Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Vendndodhja:  Tirane


Përshkrimi i punës për Ekspertin e Zhvillimit te Turizmit


Eksperti i turizmit do te punojë në Njësinë e Zhvillimit Rajonal dhe Inovacionit, duke ofruar ekspertizë ne mbështetje te projekteve qe lidhen me zhvillimin e turizmit.


Ne mënyrë me specifike detyrat qe lidhen me projektet ne zbatim si me poshtë:


  • - Ofrimi i ekspertizës ne te gjitha aktivitetet e projekteve qe lidhen me fushën e turizmit.
  • - Koordinimi i aktoreve kyç dhe partnerëve në terren.
  • - Përgatitja e raporteve te aktiviteteve dhe te ecurisë se komponentëve qe lidhen me    turizmin.
  • - Ofrimi i njohurive të specializuara lidhur me tregun e turizmit dhe trendet e zhvillimit te kësaj industrie;
  • - Ofrimi i ekspertize për krijimin e produkteve cilësorë turistike duke transformuar burimet ekzistuese;
  • - Përgatitja e planeve te marketingu dhe planeve promocionale për sektorin apo produkte te veçanta turistike.
  • - Detyra te tjera qe lidhen me projektet inovative ne fushën e turizmit sipas nevojave te Njësisë se Zhvillimit Rajonal dhe inovacionit.


NJOHURITË DHE AFTËSITË E KËRKUARA


Njohuri të plotë të:


a. Strategjive dhe politikave te zhvillimit te turizmit ne vend;
b. parimeve dhe praktikave te zhvillimit të turizmit, marketingut dhe promovimit nga   perspektiva e qeverisjes vendore;
c. produktit turistik shqiptar;
d. parimet e punës ne komunitet dhe marrëdhëniet me median;
e. procedurat dhe praktikat e punës se zyrës;
f. menaxhimin e projekteve;
g. parimet themelore të mbikëqyrjes.


EDUKIMI DHE FORMIMI


- Diploma Universitare ne Ekonomi, Administrim Biznes, Menaxhim Turizmi, Marketing, Komunikimim, Histori -Gjeografi.
- MBA ose Diplome Masteri ne fushën e turizmit do te përbejë avantazh.


Te gjithë te interesuarit duhet te dërgojnë Curriculum Vitae dhe letër interesi, si dhe dëshmi kualifikimi relevante për pozicionin ne adresën e e-mail-it adf@albaniandf.org ose ne adresën:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit,
Rr. "Sami Frasheri", Nr.10
Tirane, Shqipëri

Afati i mbylljes se aplikimeve është data 19.05.2017 ora 14:00

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Shkarko: