Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ėshtė njė agjenci publike e cila ka pėr mision nxitjen zhvillimit ekonomik dhe social tė qėndrueshėm, tė balancuar dhe koheziv nė nivel rajonal dhe lokal.


FSHZH ėshtė krijuar nė fillim tė vitit 1993, mbi bazėn e njė marrėveshjeje midis Qeverisė Shqiptare dhe Bankės Botėrore.


Fondi Shqiptar i Zhvillimit ėshtė duke inicuar fazėn pėrgatitore pėr disa projekte tė reja financuar nga donatorė tė ndryshėm dhe Qeveria Shqiptare nė funksion tė zhvillimit vendor e rajonal, pėrmirėsimin e infrastrukturės urbane, etj.


Pozicioni: Ekspert i Zhvillimit Urban

Kompania: Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Vendndodhja: Tirane


Pėrmbledhja e Pozicionit:


Eksperti i Zhvillimit Urban do te jete pjesė e Njėsisė sė Kėrkim Zhvillimit pranė Departamentit tė Zhvillimit Rajonal. Kjo njėsi ėshtė pėrgjegjėse pėr programimin bazuar nė analiza dhe studime territoriale e sektoriale, nė politikat e zhvillimit ekonomik dhe urban nė nivel rajonal dhe kombetar si dhe nė strategjitė e donatorėve tė pranishėm nė vend. Nė koordinim me drejtuesit e punonjėsit e Njėsisė dhe Departamentit, Eksperti i Zhvillimit Urban do tė kontribuojė pėr identifikimin, artikulimin dhe argumentimin e qartė dhe profesional tė ndėrhyrjeve apo qasjeve qė i shėrbejnė zhvillimit vendor e rajonal, pėrmirėsimit tė infrastrukturės urbane, etj.


Detyra dhe Pėrgjegjėsi:


• Administrimi i dokumentave strategjike tė zhvillimit urban, planeve urbane tė qeverisė qendrore dhe lokale apo politikave qė prekin pėrdorimin e tokės, tė mjedisit, zonimin, ndėrtesat historike, shėrbimet publike, komunitetin, strehimin dhe transportin
• Zhvillimi i kėrkimeve, studimeve dhe analizave ne sektorė te ndryshėm me ndikim nė zhvillimin urban dhe rajonal
• Ofrimi i ekspertizės nė aktivitete qė lidhen me fushėn e zhvillimit urban, pėrfshirė dhe pėrgatitjen e skicave, projekt-ideve sipas nevojės apo kontrollit tė cilėsisė sė projekteve urbane
• Zhvillon kėrkime nė terren pėr tė analizuar faktorėt qė ndikojnė nė zhvillimin ekonomik urban nė nivel rajonal
• Pėrgatit propozime dhe projekte qė ndikojnė nė zhvillimin ekonomik dhe urban
• Pėrditėsohet me ndryshimet nė dokumentet strategjike, ligjore apo plane urbane e lokale e tė tjera qė afektojnė fushėn e zhvillimit urban e rajonal
• Mbledh dhe pėrditėson tė dhėnat e kontaktit pėr aktorėt nė zhvillimin urban dhe rajonal dhe mban lidhje tė vazhdueshme nė lidhje me planet e zhvillimit dhe pėrdorimit tė tokės
• Pėrgatit informacione periodike dhe prezantime mbi detyrat e lartpėrmendura
• Detyra tė tjera nė fushėn e zhvillimit urban dhe rajonal sipas nevojave tė Njėsisė sė Kėrkim Zhvillimit pranė Departamentit te Zhvillimit Rajonal.


Kandidati duhet tė plotėsojė kriteret e mėposhtme:

• Tė jetė diplomuar pėr Planifikim Urban ose Ekonomi me notė mesatare mbi 8, dhe diplomė tė nivelit Master
• Tė ketė kualifikime pasuniversitare (master tė specializuar, specializime nė fushėn e planifikim dhe zhvillimit urban e rajonal, infrastrukturės publike)
• Tė ketė jo mė pak se 5 vjet eksperiencė pune nė pozicione tė ngjashme;
• Tė ketė eksperiencė pune nė hartim projekt propozimesh;
• Tė zotėrojė shumė mirė gjuhėn angleze (do tė pėrdoret si gjuhė pune nė komunikim)
• Tė ketė aftėsi menaxhimi, drejtim teknik, koordinimi, kontrollimi dhe vlerėsimi tė veprimtarisė dhe pėrdorimit tė burimeve nė dispozicion;
• Aftėsi shumė tė mira komunikimi, prezantimi, pune nė grup;
• Tė jetė krijues;
• Tė ketė njohuri tė legjislacionit nė fuqi pėr fushėn e veprimtarisė.
• Tė kete aftesi kompjuterike per softėare si Microsoft Office, AutoCad, Revit, Google Sketchup, 3D Studio Max, Adobe Photoshop
• Vlerėsohet aftėsia pėr te pėrdorur teknika statistikore dhe teknologji tė tilla si sistemet e informacionit gjeografik (GIS)


Specialisti do tė angazhohet me kohė tė plotė pranė FSHZH zyra Tiranė me udhėtime tė shpeshta jashtė Tiranės.


KĖRKESA TJERA


Kandidati duhet tė zotėrojė njė leje drejtimi, Kategoria B.


Tė gjithė tė interesuarit duhet tė dėrgojnė Curriculum Vitae dhe letėr interesi, si dhe dėshmi kualifikimi relevante pėr pozicionin ne adresėn e e-mail-it adf@albaniandf.org. ose ne adresėn:


Fondi Shqiptar i Zhvillimit,
Rr. "Sami Frasheri", Nr.10
Tirane, Shqipėri


Afati i mbylljes se aplikimeve ėshtė data 24 shkurt 2017


Tė gjitha aplikimet do tė trajtohen me konfidencialitet tė plotė sipas Ligjit nr. 9887 pėr Mbrojtjen e tė Dhėnave Personale. Pas selektimit tė CV-ve, do tė kontaktohen vetėm kandidatėt e pėrzgjedhur pėr intervistė.


Shkarko: