Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

Consultancy Services


Thirrje për shprehje interesi


Territori i synuar:

Tropojë-Has-Gjakovë

Sektor:

Zhvillimi Rajonal Ndërkufitar

Titulli i projektit:

ASISTENCË TEKNIKE PËR ZHVILLIMIN RAJONAL TË ZONËS SË BREZIT KUFITAR AL-KS, GJAKOVË-HAS-TROPOJË (Ref: Alb15/0011)

Lloji i Shërbimit:

Shërbime konsulence

Autoriteti Kontraktues

Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Person Kontakti

Artur Zaja
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10
Tirana, Albania
E-mail: azaja@albaniandf.org

Përshkrimi i shërbimit

Në Dhjetor 2015, Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfitoi një grant nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Ky projekt ka si qëllim financimin e një studimi në zonën ndërkufitare Shqipëri Kosovë, identifikimin e potencialeve për zhvillim, problematikës në infrastrukturë e shërbime bazë si dhe gjenerimin e rekomandimeve dhe projekteve strategjike.

Asistenca teknike që do të kontraktohet nëpërmjet këtij projekti, duhet të realizojë produktet si më poshtë:


I. Analiza SWOT e zonës ndërkufitare Shqiperi-Kosove;

-Analizë socio-ekonomike e zonës së targetuar: tiparet e përgjithshme të zonës, si popullsia, ekonomia lokale, varfëria, ambjenti dhe infrastruktura, edukimi dhe shëndetësia, etj.
-Identifikim i problematikave në infrastrukturë dhe shërbimet publike të ofruara
-Identifikim i sfidave dhe perspektivave te zhvillimit ekonomik dhe potencialet e bashkëpunimit, veçanërisht në fusha me impakt ekonomik të tilla si bujqësia dhe turizmi etj ;

II. Elaborimi i prioriteteve te nderhyrjeve dhe ideve konkrete strategjike per projekte ndërkufitare dhe argumentimi i nje plani veprimi afatmesem dhe afat gjate në përputhje me rekomandimet e dhëna;


III. Projekt-propozime të detajuara dhe kompletuara për disa fusha kyçe me potencial te gatshme për t'u aplikuar per financim nga qeveritë e dy vendeve, donatore te ndryshem, vecanerisht Programet nderkufitare me BE


Per te realizuar produktet e mesiperme Konsulenti duhet te organizoje vizita ne terren, intervista me akoret lokale, 2 Workshope, si dhe nje konference finale ne Gjakove ku do prezantohen gjetjet dhe produktet e projektit.

Kohëzgjatja:

Periudha e zgjatjes së kontratës do të jetë Shkurt-Korrik 2016.

 

 

Burimi I Financimit:

Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, Prishtinë, Kosovë

 

 

Profili I Konsulentit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të kontraktojë një Kompani Konsulence (këtej e tutje Konsulenti) për realizimin e qëllimit të këtij projekti. Konsulenti duhet të sigurojë ekspertizën e duhur në mënyrë që të mbulohet e tërë fusha e veprimit dhe të përgatisë produktet e kërkuara. Ne ekipin e tij Konsulenti duhet te kete te pakten nje specialist GIS, eksperte ne sherbimet publike, si dhe ne ekonomi dhe inxhinieri. Konsulenti do të sigurojë që ekspertiza të jetë e kualifikuar dhe të përshtatet për secilën nga detyrat e ndryshme të përshkruara më sipër.


Konsulenti duhet të ketë profilin e mëposhtme:

    •   Ekspertizë në projekte/detyra të ngjashme, mundësisht me përvojë të mëparshme në zonën ndërkufitare Shqipëri Kosovë

    •   Përvoja e mëparshme në projektet e zhvillimit të qëndrueshëm rajonal është një avantazh

    •   Përvojë me projektet e BE-së e dëshiruar, kryesisht në projektet financuar nga Programet e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA është një avantazh.

    •   Aftësi të mira të komunikimit me gojë dhe me shkrim në gjuhën angleze.

Statusi:

FSHZH tani fton kompani konsulente që mund të shprehin interesin e tyre në ofrimin e këtij shërbimi. Kompania duhet të sigurojë informacion që tregon se ata janë të kualifikuar për kryerjen e këtij shërbimi (përshkrimi i detyrave të ngjashme, eksperiencë në kushte të ngjashme, disponueshmërinë e duhur, aftësitë e stafit, etj).
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme brenda datës 3 Shkurt 2016.

Adresa:

Znj. Valentina Kazanxhi
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rr. “Sami Frasheri”, Nr. 10,
Tirana, Albania
E-mail: vkazanxhi@albaniandf.org
adf@albaniandf.org

Shkarko: