Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

KERKESE PER SHPREHJE INTERESI


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) kerkon Ekspert Prokurimi per te ofruar sherbimin e kryerjes se proçedurave te prokurimit per projektet qe financon.


Eksperti i Prokurimit do te jete pergjegjes per prokurimin e puneve civile, mallrave dhe sherbimeve ne perputhje me udhezuesit per proçedurat e prokurimeve te zbatueshme per projektet e FSHZH. Keto proçedura perfshijne legjislacionin shqiptar te prokurimeve dhe proçedurat e Institucioneve Financiare Nderkombetare qe financojne projekte ne Shqiperi.


Eksperti do te angazhohet me ane te nje kontrate sherbimi. Shperblimi per sherbimin do te jete i bazuar ne kohen e punes se shpenzuar nga Eksperti.


Detyrat specifike te sherbimit do te perfshijne po nuk kufizohen ne:


- Pergatitjen dhe publikimin e njoftimeve te prokurimit per çdo kategori prokurimi;

- Pergatitjen e Dokumentave te Tenderave dhe Kerkesave per Shprehje Interesi;

- Pjesemarrjen ne negociata dhe dhenien e udhezimeve per çeshtjet e negociueshme;

- Pergatitjen dhe perditesimin e Planeve te Prokurimit dhe Raporteve;

- Pergatitjen e korrespondencave me tenderuesit;

- Bashkepunimi me grupet teknike perkatese ne pergatitjen e specifikimeve teknike dhe termave te references per kontratat ne perputhje me metodat e ndryshme te prokurimit;

- Asisitimin e grupeve te punes teknike dhe komisioneve te vleresimit ne vleresimin e ofertave dhe propozimeve te marra mbi bazen e kritereve te percaktuara ne dokumentat e tenderit;

- Pergatitjen e raporteve te ndryshme gjate proçedures se prokurimit;

- Krijimin dhe mbajtjen e nje sistemi arkivor te prokurimeve dhe kontratave, si dhe nje sistem te pershtatshem dokumentimi per te siguruar dhenien ne kohe te informacionit te prokurimit;

- Pergatitjen e raporteve periodike per prokurimin duke pershkruar procedurat e prokurimit per zbatimin e projekteve dhe perputhjen me afatet dhe identifikimin e problemeve qe lidhen me prokurimin gjate zbatimit te projekteve sebashku me zgjidhjet e propozuara.


Kandidatet duhet te permbushin kerkesat e meposhtme ne edukim dhe eksperience:


  • Diplome universitare ne njeren nga deget: Juridik, Ekonomik, Inxhinieri Ndertimi; apo çdo diplome e rendesishme apo kualifikime profesionale te ngjashme. Preferohen kandidate me kualifikime dhe trajnime ne fushen e prokurimeve;
  • Te pakten 8 (tete) vjet eksperience profesionale ne fushen e prokurimeve, kryesisht ne fushen e prokurimeve publike. Preferohen kandidate qe perveç legjislacionit shqiptar te prokurimeve, njohin dhe kane eksperience ne prokurimet sipas proçedurave te BE-se apo Institucioneve te tjera Nderkombetare;
  • Eksperience pune me grupe nderdisiplinore;
  • Njohuri te mira ne gjuhen angleze, te shkruar dhe te folur;
  • Aftesi ne kompjuter, duke perfshire aplikimet ne Word dhe Excel.

Dokumentacioni qe kerkohet:


  • Shprehje interesi per kryerjen e sherbimit
  • Curriculum Vitae + Fotografi
  • Fotokopje te diplomes
  • Deshmi kualifikimi, etj

 

Dokumentacioni i kerkuar duhet te dergohet brenda dates 16 Janar 2015 ne adresen:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Rr.”Sami Frasheri” Nr 10,Tirane.

Tel/Fax 042234885

E-mail: adf@albaniandf.org ; vkazanxhi@albaniandf.org

 

Shkarko: