Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të punësojë një specialist të zhvillimit rajonal, pranë Departamentit të Zhvillimit Rajonal.


Detyrat e specialistit të Departamentit të Zhvillimit Rajonal.


- Hartimi i moduleve, koordinimi, organizmi e trajnimeve të reja dhe forcimi i trajnimeve si pjesë e programeve ekzistuese të FSHZH.

- Asistimi i Departamentit në lidhje me gjetjen e burimeve e mundësive për mbështetjen e aktivitetit të FSHZH e zhvillimin e tij në drejtime të reja.

- Angazhimi në iniciativa me karakter kërkimor që ndërmerren nga Departamenti.


Profili profesional dhe kualifikimet e nevojshme


  • Diplomë universitare në shkenca sociale apo ekonomike.
  • Preferohet që kandidati të ketë studime pasuniversitare në fushat e zhvillimit apo studime të instucioneve të BE-së.
  • Përvojë të mëparshme në zbatimin e projekteve të financuar nga donatorë të huaj.
  • Përvojë në kërkime shkencore /s hkrim raportesh.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese. Përvoja në dhënie trajnimesh, akademike në këto fusha është një avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, njohja e një gjuhe tjetër të BE-së është një avantazh.
  • Gatishmëri për të udhëtuar rregullisht brenda territorit të vendit.

Dokumentacioni qe kerkohet:


  • Curriculum Vitae + fotografi
  • Fotokopje te diplomes dhe e listes se notave
  • Deshmi kualifikimi
  • Reference nga punedhenes te meparshem

 

Dokumentacioni i kerkuar te niset brenda dates 27 Mars 2013 ne adresen:

Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Rr.”Sami Frasheri” Nr 10,Tirane.

Tel/Fax 042234885

E-mail: adf@albaniandf.org

 

P.S. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

        Dokumentacioni i dorezuar prane FSHZH-se nuk kthehet.
Shkarko: