Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FShZh) kërkon të punësojë një punonjës/e në pozicionin recepsionist/e dhe mbajtje magazine, pranë Njësisë së Administratës, Departamenti i Funksioneve Mbështetëse.


Detyrat dhe përgjegjësitë e recepsionistit/es


  • I shërben vizitorëve duke i përshëndetur, mirëpritur dhe drejtuar ato në mënyrën e duhur;
  • Njofton përsonelin për arritjen e vizitorëve;
  • Mirëmban dhe kujdeset për sistemin e sigurisë dhe telekomunikimit;
  • Do kujdeset për magazinën, mbajtjen e rregjistrimeve të sakta për çdo hyrje dhe dalje të mallrave në magazinë, respektimin e procedurave për shpërndarjen e tyre sipas destinacionit, përsonave që i marrin, etj.
  • Njohjen dhe përdorimin e softwareve apo teknologjisë në lehtësimin dhe përmirësimit të punës në magazinë.

Profili profesional dhe kualifikimet e nevojshme


  • Të ketë diplomë universitare (Bachelor).
  • Të ketë një eksperience pune të mëparshme në pozicionin e recepsionistes apo të ngjashëm me të.
  • Të ketë njohuri të procedurave admnistrative.
  • Të ketë njohuri të dokumentacionit dhe procedurave të mirëfunksionimit të një magazine.
  • Të ketë njohuri të parimeve dhe praktikave kryesore të shërbimit ndaj klientit.
  • Të zotërojë Gjuhën angleze (kryesisht të folur dhe lexuar).
  • Të ketë njohuri të kompjuterit dhe aplikacioneve të ndryshme softëare që mund të lidhen me punën.
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizative dhe planifikuese, vëmendje ndaj detajeve, inisiative dhe tolerancë ndaj stresit.

Dokumentacioni që kërkohet: Kërkesë me shkrim, Curriculum Vitae + fotografi, Fotokopje të diplomës Universitare, Listë të notave, Dëshmi kualifikimi, etj.


Dokumentacioni i kërkuar mund të dërgohet me email ose postë sipas adresave më poshtë brenda datës 05 prill 2018:


Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rr."Sami Frasheri", Nr.10,Tirane.
Tel/Fax 042234885
E-mail : burimenjerezore@albaniandf.org


Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Dokumentat e dorëzuara pranë FSHZH-se nuk kthehen.


Shkarko: