Faqja Kryesore
Rreth nesh
Aktivitete
Prokurime
Info & Lajme
Publikime
Rreth Shqipërise
Kontakt
Prokurime
Faqja Kryesore > Prokurime > Shërbime Konsulence

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE


Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) kërkon të punësojë një Specialist të Arkivë Protokollit, pranë Njësisë së Administratës, Departamenti i Funksioneve Mbështetëse.


Detyrat dhe përgjegjësitë


Specialisti i arkivë protokollit do të angazhohet në:

  • Menaxhimin efektiv dhe të duhur të të gjithë dokumentave dhe materialeve të organizatës që nga hyrja e tyre në protokoll deri në ruajtjen e tyre përfundimtare, sipas afateve dhe specifikave të dokumentave.
  • Realizimin e procesit të rregjistrimit të saktë në hyrje në protokoll dhe vendosjen e të dhënave të duhura specifikisht për dukumenta që vijnë nga brenda ose nga jashtë institucionit,
  • Shpërndarjen në destinacionet e kërkuara, brenda ose jashtë institucionit të dokumentave të ndryshëm,
  • Identifikimin se cilat duhen ruajtur dhe arkivuar dhe për sa kohe apo cilat duhen shkatërruar.

Profili profesional dhe kualifikimet e nevojshme


  • Të ketë diplomë universitare (Bachelor).
  • Të ketë një eksperience pune jo më pak se 3 vjet në këtë pozicion pune.
  • Të ketë njohuri të procedurave admnistrative, arkivimit dhe protokollimit të dokumentave.
  • Të zotërojë Gjuhën angleze (kryesisht të folur dhe lexuar).
  • Të ketë njohuri të kompjuterit dhe aplikacioneve të ndryshme software që mund të lidhen me punën.
  • Të ketë aftësi komunikuese, organizative dhe planifikuese, vëmendje ndaj detajeve dhe tolerancë ndaj stresit.

Dokumentacioni që kërkohet: Kërkesë me shkrim, Curriculum Vitae + fotografi, Fotokopje të Diplomës Universitare, Listë të notave, Dëshmi kualifikimi, etj.


Dokumentacioni i kërkuar duhet të dërgohet brenda datës 22 mars 2018, në adresen:


Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Rr."Sami Frasheri", Nr.10,Tirane.
Tel/Fax 042234885
E-mail : burimenjerezore@albaniandf.org


Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Dokumentat e dorëzuara pranë FSHZH-se nuk kthehen.


Shkarko: